Panorama Sport (Albania)

Flamurtari ngec dhe akuzon, Teuta humbet 10 milionë lekë

Hasanbelli­u kishte vendosur superpremi­o, Lena: Nuk e fituam dot

- ERMAL SIKA

Moti i ftohtë dhe rrymat detare nuk ndikuan aspak për të trazuar ndeshjen mes Flamurtari­t dhe Teutës. Fare i qetë ishte deti, rezultat në përfundim të 90- minutave të takimit, i cili nisi me katër minuta vonesë prej fikjes së dritave dhe u luajt për më se 95 minuta nën qetësinë e ofruar nga mbyllja e stadiumit dhe dënimit të tifozëve. Pika kulmore e takimit është një momenti i diskutuesh­ëm, nëse sfera e ka kaluar apo jo vijën dhe duhej gol për Flamurtari­n në të 88- tën. Në fund, një pikë që e mban Flamurtari­n në vendin e tretë, ndërkohë që Teuta barazon Laçin me 15 pikë dhe kalon përkohësis­ht Partizanin.

PJESA E PARË - Një ndeshje që nis me shumë kujdes nga të dyja ekipet, të cilat hidhen thuajse me forca identike përpara duke bërë që beteja të zhvillohet në mesin e fushës. Goditja e parë e rrezikshme drejt portës vjen në të 19- ën minutë, kur Alvesh shënjestro­n fuqishëm kuadratin, por është qendrore dhe Kastrati e pret pa problem. Skuadrat janë kërkuese, ndërkohë që në metrat e fundit mungon saktësia dhe rrezikshmë­ria maksimale. Do të jenë vendësit që tentojnë disa herë me Zhupon, i cili provon nga distanca në çdo mundësi që i jepet për goditje, por kuadrati i Kastratit nuk do të rrezikohet asnjëherë shumë rrezikshëm. Duket se mungesa e pikës së referimit dhe e tifozëve, e kanë bërë skuadrën vlonjate pa shumë shënjestër në vijën e parë. Teuta bën mirë në mesin e fushës dhe në daljet nga krahët, por Flamurtari është "bunker" në qendër të mbrojtjes. Çyrbja është i vetmi që futet në zonë dhe driblon, por Flamurtari ka një Nurkoviç në ditën e tij më të mirë që del dhe largon çdo rrezik.

PJESA E DYTË - Ky fraksion loje nis me ndërrim për Flamurtari­n, ku Jakovljevi­ç i lë vendin Kamarasë dhe mesfusha e vlonjatëve fiton orientim dhe bukuri në lojën e zhvilluar. Magani përgjigjet me Latifin që futet në vendin e Karimit. Skuadrat janë të kujdesshme në prapavijë, por të dyja mbrohen me tentativën për të dalë në sulm me forca të shumta. Për Flamurtari­n, mungesa e Bushiçit e bën Alveshin lehtësisht të markueshëm nga mbrojtja mike. Zhupo është rreziku prezent për Teutën me goditjet nga distanca, por për fat të Kastratit,

shënjestra e tij nuk është aspak në rregull. Hila e Lena kundërpërg­jigjen me tentativa drejt portës së Nurkoviç, por njëri gjen Nurkoviç në gatishmëri dhe tjetri e nxjerr jashtë kuadratit. Në të 88-ën, është momenti më i diskutuesh­ëm, kur një krosim nga këndi për

Flamurtari­n sjell disa situata. Kastrati nuk zotëron si duhet një top në qendër të zonës, pasi i bëhet një ndërhyrje, ndërkohë që Beqja largon sferën në vijën fatale. Për vendësit, sfera kishte kaluar dhe duhej akorduar gol, ndërkohë që për miqtë, mbrojtësi ka reaguar në kohë

dhe nuk bëhet fjalë për gol. Në fund, sfida e luajtur me një stadium të dënuar për të luajtur pa tifozë, u jep nga një pikë dy ekipeve bregdetare që nuk krijojnë shumë dallgë në këtë 90minutësh. Flamurtari i gëzohet renditjes, ndërkohë që Teuta e konsideron pikë konfirmimi.

 ??  ?? Moment nga ndeshja Flamurtari-Teuta 0-0
Moment nga ndeshja Flamurtari-Teuta 0-0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania