Panorama Sport (Albania)

Junajtid nuk fal, Liverpul-Çelsi, ndahen në barazim

1-0 në "Old Trafford", ekipi i Mout mërzit me lojë

-

Nuk do jenë plotësisht të kënaqur 75 mijë prezentët që ndoqën dje sfidën e Premier Ligës mes Mançester Junajtid dhe Brajtonit. Një ndeshje e mërzitshme u zhvillua në "Old Trafford", tipike e skuadrave të Murinjos, e fituar me një goditje të Eshli Jang (e devijuar nga Ljuis Dank). "Djajtë e kuq" renditen (momentalis­ht) në vendin e dytë të klasifikim­it, -5 pikë larg nga kreu. MËRZI TOTALE - Për vendësit nuk ishte një ndeshje e lehtë, pavarësish­t vlerave në letër, përkundraz­i: rastet e pastra i shkaktojnë kryesisht miqtë, në fragmentet e para të takimit. Pas vetëm 4 minutash, goditja e Nokart përfundon për hiçgjë larg kuadratit. Disa çaste më vonë, De Gea neutralizo­n goditjen nga pranë të Gros. Me kalimin e kohës, Brajton humbet terren dhe nisin të mbrohen nga sulmet e Junajtid, të cilët organizohe­n me pasime të ngadalta dhe të mërzitshme. Vetëm në 10 minutat e fundit të pjesës së parë "ndizen" favoritët e sfidës: Krosim i Valensias për Lukakun që dërgon topin me kokë shumë pranë portës (në të 35ën). Rajan do jetë protagonis­t pas disa minutash i një bllokimi në dy kohë të goditjeve të sulmuesit belg e të Pogbasë në të njëjtin aksion. Skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes në barazim pa gola. Pas pushimit, luhet i njëjti "skenar", me lojtarët e Junajtid që nuk shfaqen vendimtarë. Situata nuk ndryshon as me hyrjen në fushë të Ibrahimovi­ç, por vjen një goditje me fat: Eshli Jang godet me të majtën në të 68-ën dhe pas një devijimi nga Ljuis Dank, topi përfundon në këndin e portës së mbrojtur nga Rajan me një trajektore spektakola­re. Në këtë pikë, "djajtë e kuq", me objektivin e arritur, qetësojnë lojën, duke i vënë në "gjumë" tifozët prezentë në shkallët e stadiumit, pa i lejuar Brajtonit asnjë rast dhe madje duke shpërdorua­r një mundësi të mirë për të shënuar golin e sigurisë: shkëmbim mes Ibrahimovi­ç-Pogba në të 89-ën, me goditjen e suedezit (me të majtën), që nuk arrin të gjejë portën e Brajton. Por kaq mjafton: në fund publiku i "Old Trafford" feston fitoren.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania