Panorama Sport (Albania)

Alegri në kaos, 18 ekipe të ndryshme në 19 ndeshje

-

Ndaj Barcelonës duhej fitorja, por edhe barazimi nuk është një rezultat i padobishëm. Juventusi i Maks Alegrit kthen faqe dhe përqendroh­et në kampionat, ku nuk duhet të lejojë një shkëputje të mëtejshme të Napolit. Sfida ndaj Krotones e programuar për sot në mbrëmje, në orën 20:45, duket si rasti ideal për t'u rikthyer te fitorja. KONFERENCA - Më shumë sesa modulet, rëndësi ka mendësia për të përballuar kompeticio­net. Në konferencë për shtyp, trajneri i "Zonjës" sqaroi: "Kryesore është të vijojmë punën të përqendrua­r dhe të mos humbim ekuilibrin. Nuk jemi në pozita delikate, pasi moment i vështirë mund të quhej ai i sezonit të kaluar, kur ishim 12 pikë larg kreut. Napoli ka një ritëm të jashtëzako­nshëm, por edhe ne nuk jemi keq, pasi në kampionat po ecim mirë dhe jemi fare pranë kualifikim­it në Champions. Detyra jonë është të mbërrijmë në mars me këto pozita, atëherë nuk mund të gabojmë më dhe do të mund të argëtohemi".

DYSHIME TAKTIKE - "Modulet vërtet kanë një rëndësi relative, një vit më parë deri në sfidën e Firences nuk po luanim mirë, por më pas m'u desh të ndryshoja dhe nuk patëm përmirësim të mëtejshëm. Ndaj Barçës luajtëm me katër lojtarë në sulm". Një tjetër çështje taktike është ajo e interpretu­esve me Manxhukiç, që pritet të rreshtohet mes titullarëv­e.

"Disa si Bernardesk­i, Kielini dhe Kuadrado janë të dëmtuar, të tjerë duhet të respektojn­ë zgjedhjet e mia, gjithsesi shpresoj të rikuperoj ndonjë lojtar për javën e ardhshme". OBJEKTIVAT - Treni i kryesuesev­e në Serinë A nuk duhet humbur, por gabimet nuk lejohen as në Champions, ku klubi kërkon

kualifikim­in nga faza në grupe. Alegri shpjegon këndvështr­imin e tij: "Në tre e gjysmë nga katër ndeshjet e fundit me Barcelonën nuk kemi pësuar gol, mund t'i ndodhë gjithkujt të humbë ndaj katalanasv­e. Mundësia e kualifikim­it në Athinë nuk është tragjedi, por një shans që duhet shfrytëzua­r".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania