Panorama Sport (Albania)

Dalipi: Lojtarët kuptohen sy mbyllur me Starovën

“Me Bushiçin nuk do të ishte njësoj, në janar pres 3 lojtarë”

- ERMAL SIKA

Barazimi në shtëpi ndaj Teutës nuk ishte rezultati më i duhur për ndeshjen sipas trajnerit Duro. Ndonëse ia faturoi këtë mungesës së Bushiç, golit të rregullt të anuluar sipas tij, si dhe mungesës së tifozëve, në deklaratën e dhënë për "SuperSport", trajneri i vlonjatëve deklaroi se skuadra e tij mund të kishte dalë me 3 pikë dhe se meritonte më shumë sesa një barazim.

Sa ndikoi mungesa e Bushiç?

Edhe pa Bushiç duhet ta fitonim ndeshjen. Ai është futbollist­i kryesor i skuadrës, është pika e referimit. Jo më kot është golashënue­si më i mirë dhe patjetër që ka ndikim.

Barazimi, një rezultat i pranueshëm…

Kampionati nuk ka skuadër që ta mundësh lehtësisht, është shumë i ekuilibrua­r. Këto ndeshje janë shumë të vështira në interpreti­m. Mungonin edhe spektatorë­t që janë një armë plus për ne. Përveç kësaj, edhe mungesa e Bushiç. Mund të them se u bë e zakonshme dhe më duket se na u anulua një gol i rregullt. Lojtari që ka larguar topin është gjysmë metri brenda vijës. Nuk ka logjikë që të mos jetë gol. Kur luan Flamurtari është normale kjo.

Formacioni, treshja titullare e mesfushës nuk ishte brilante…

E korrigjova në pjesën e dytë, për t'i dhënë fantazi mesfushës me Zhufon. Polozhani, Sidibe dhe Hyseini luajtën sepse edhe Teuta luan me 3 mesfushorë tipikë dhe duhet t'i përgjigjes­ha kundërshta­rit. Me futjen e Kamarasë në krah, ndryshoi diçka dhe pjesa e dytë ishte më e mirë se e para. Ishim gjatë gjithë ndeshjes më mirë, ndaj një skuadre që gjatë gjithë kohës u mbrojt dhe provoi kundërsulm­in. Nurkoviç na shpëtoi një gol të sigurt. Me pak kujdes mund të shënonim dhe të merrnim 3 pikët. Nuk ka diçka të jashtëzako­nshme, Teuta është një skuadër e fortë.

Më pak ritëm sesa ndaj Skënderbeu­t, prej euforisë?

Çdo ndeshje nuk i ngjan ndeshjes tjetër, sepse ka shumë faktorë që ndihmojnë. Ndryshe të luash ndaj Skënderbeu­t me tifozë dhe ndryshe të luash në këtë ambient bosh. Teuta e nisi si pretendent­e sezonin. Unë mendoj që ky kampionat nuk ka surpriza, çdo skuadër ka mentalitet­in e vet. Nuk shikohen asnjëherë skuadrat nga klasifikim­i. Unë nuk mendoj se skuadrat gjykohen nga pikët.

Flamurtari nuk ka shumë shkëlqim kur luan në shtëpi, pse?

Edhe në Vlorë kemi bërë ndeshje shumë të mira. Sot (dje) ishim më afër fitores, me Skënderbeu­n gjithashtu, me një gol të anuluar dhe gol të padhënë. Edhe ndaj Kukësit po ashtu. Unë jam dakord që skuadra jonë ka nevojë për pak cilësi, për 2-3 lojtarë më shumë cilësorë. Unë e di ku mund të korrigjoj. Një lojtar cilësor, sidomos në pjesën sulmuese, i ndryshon krejtësish­t fizionomin­ë skuadrës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania