Panorama Sport (Albania)

Ronaldo mban peshë Realin, Mesi tani vlen 700 mln euro

" ua që Milani dhe Interi të kthehen në hampions, Siti favorit"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Dashuritë e mëdha nuk përfundojn­ë kurrë. E tillë është ajo e Leo Mesit për Barcelonën dhe Barcelonës për Mesin. Tani është zyrtare: Sulmuesi argjentina­s ka rinovuar kontratën me katalanasi­t deri në vitin 2021. Prej kohësh ishte duke u diskutuar diçka e tillë në kampin blaugrana, por dje numri dhjetë hodhi firmën në kontratën e re. Kontratë, e cila do ta mbajë të lidhur lojtarin për katër vitet e ardhshme në Barcelonë. Nëse ka ndonjë ekip që kërkon ta blejë, atëherë duhet të paguajë 700 milionë euro për kartonin e tij. Kjo ishte klauzola e re e vendosur në kontratën e "Pleshtit", nga e cila ai do të përfitojë 30 milionë euro në sezon. "Prej kohësh kishim arritur marrëveshj­en dhe mungonte vetëm firma. Jam i lumtur që do të vazhdoj të qëndroj në klubin tim. Dëshiroj që ta mbyll këtu karrierën, sepse kjo është ëndrra ime", ka thënë Mesi për sajtin zyrtar të klubit. Ndërkohë, në një intervistë të dhënë për "Gazzetta Dello Sport", argjentina­si flet për situatën që po kalon futbolli italian dhe shpreson që Milani e Interi të rikthehen sa më shpejt në Champions.

Si do të jetë një Botëror pa Italinë?

Futbolli italian nuk është më ai i viteve të fundit. E them këtë, jo sepse Italia nuk është në Botëror këtë herë, por edhe për faktin se skuadra të mëdha në Serinë A, si MIlani dhe Interi, nuk janë më ato që kanë qenë. Mendoj se po bëjnë përpjekje për t'u rikthyer dhe shpresoj që të jenë në Champions sa më shpejt. Kombëtare si Italia dhe Holanda nuk do të marrin pjesë në Botëror dhe këtë nuk e priste askush. Por ky është futbolli modern.

Por edhe Argjentina juaj rrezikoi shumë...

Ishte një moment shumë i vështirë për ne. Patëm 3 trajnerë të ndryshëm në kualifikue­se dhe duhet të përshtates­him me secilin prej tyre. Me Sampaolin duhet të vazhdojmë procesin e rritjes. Futbolli i tillë është. Skuadrat janë gjithmonë e më shumë të vështira për t'u mundur.

!ili është ekipi favorit për të fituar Botërorin?

Gjermania, sepse është kampion në fuqi. Por edhe ekipe të tjera, si Brazili, Span-

ja dhe Franca. Për momentin, këto janë më të fortat.

Një tjetër çmim si goleadori i Europës. Sa do të vazhdojë Mesi me këtë rrugë?

Është një arritje e bukur, por unë e kam thënë gjithmonë që nuk jam i fiksuar me titujt individual­ë. Më pëlqen më shumë të fitoj Championsi­n ose kampionati­n spanjoll. Këta janë objektivat e mi kryesorë. Sigurisht që është bukur të rikthehesh në shtëpi me tituj të tillë si shpërblim për punën që bën në fushën e lojës.

Është e vështirë të jesh Lionel Mesi?

Unë jam një person si gjithë të tjerët, që ka një jetë normale në familje. Sigurisht që ndonjëherë do të doja të kisha një jetë më normale, ku jo të gjithë të kthenin kohën për të hedhur vështrimin kur kaloj në rrugë.

Çfarë ka mbetur nga ai djaloshi 13-vjeçar që erdhi te Barcelona në vitin 2000?

Ëndrrat e mia dhe dëshirat vazhdojnë të jenë gjithmonë të njëjtat. Tani po shkëlqej si goleador, por unë në fillim nuk isha sulmues i mirëfilltë. Ka kaluar shumë kohë që nga ajo ditë dhe jam përmirësua­r shumë, gjithashtu kam

fituar edhe shumë trofe.

Po jeta juaj ndryshoi me ardhjen në jetë të dy djemve?

Po. Ka pësuar një ndryshim të madh. Tani e shoh jetën ndryshe. Të jesh baba është gjëja më e bukur në botë. Kam dy djem, Tiagon 5 vjeç dhe Mateon 2 vjeç. Jemi duke pritur një tjetër...

Të kërkojnë shpesh që të luash futboll me ta?

Jo. I vogli, Mateo, dëshiron të luajë me mua. Tiago tani ka nisur stërvitjen me ekipin e tij. Të dy godasin mirë me të djathtën.

Në familjen tuaj është futbolli tema kryesore e ditës?

Jo. Duhet të ndodhë diçka madhore te Barcelona ose në kombëtaren e Argjentinë­s që të flasim.

Si e ruani formën tuaj, stërvitje, dietë, gjumë pasdite?

Asgjë speciale. Pas stërvitjes bëj pak palestër vetëm për këmbët, nuk më pëlqen shumë palestra. Kam hequr dorë nga çokollata, diçka shumë e vështirë për mua. Nuk fle shumë gjumë pasdite, tani nuk më lënë fëmijët.

Shikoni shumë ndeshje në televizor?

Po. Ndjek shumë. Shoh shumë kampionat spanjoll,

pastaj anglez dhe argjentina­s kur kam kohë. Varet nga impenjimet që kam. Tani po shoh edhe pak kampionat francez...

!ilat janë ekipet favorite për !hampions-in?

Për mendimin tim, Mançester Siti është ekipi më i fortë. Edhe PSG-ja gjithashtu. Por sezoni është shumë i gjatë dhe nuk mund të harrojmë Realin.

Ronaldo ka thënë se në të ardhmen mund të jeni miq të mirë. Do të ndodhë?

Nuk e di nëse do të ndodhë. Miqësia ndërtohet me kalimin e kohës dhe duke u njohur shumë shpejt. Ne tani nuk kemi ndonjë raport me njëri-tjetrin dhe shihemi vetëm nëpër ceremoni të ndryshme. Mes nesh shkon gjithçka mirë, por rrugët tona bashkohen shumë rrallë.

Çfarë do të bëni kur të lini futbollin?

Nuk e di se çfarë mund të bëj. E kam thënë që ndoshta nuk do të bëhem trajner, sepse s'më pëlqen kjo gjë. Ndoshta në vitet e ardhshme mund të ndryshoj ide, por kam edhe disa vite për të luajtur. Kur të afrohet fundi i karrierës si futbollist, do të mendoj se çfarë mund të bëj.

 ??  ?? Bartomeu dhe Mesi duke firmosur kontratën e rinovimit
Bartomeu dhe Mesi duke firmosur kontratën e rinovimit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania