Panorama Sport (Albania)

Tirana për “burg” në Shënkoll, thyhet Bylisi

Pjetrushi trondit kryeqyteta­sit, Karabeci shmang humbjen

- PRENG GJIKOLA

Tirana "burgoset" në Shënkoll. Edhe pse të shumtë ishin skeptikët, skuadra lezhjane ka tronditur bardheblut­ë. Këta të fundit ndoshta e morën më lehtë sesa duhet këtë kundërshta­r dhe kjo duket prej "rrotacioni­t" që Ze Maria bëri në formacion. Dhe ky gabim i kushtoi shumë. Një gol i Klaudio...

Tirana "burgoset" në Shënkoll. Edhe pse të shumtë ishin skeptikët, skuadra lezhjane ka tronditur bardheblut­ë. Këta të fundit ndoshta e morën më lehtë sesa duhet këtë kundërshta­r dhe kjo duket prej "rrotacioni­t" që Ze Maria bëri në formacion. Dhe ky gabim i kushtoi shumë. Një gol i Klaudio Pjetushit i shtangu që në të 18-ën minutë dhe nëse s'do të jepej ajo penallti në të 69- ën, kryeqyteta­sit do të kishin pësuar humbjen e dytë sezonale dhe të parën në transfertë. Edhe pse lanë dy pikë, kryeqyteta­sit shkojnë +4 nga Bylisi, që dje u thye në Fier. Ky barazim sigurisht që solli zhgënjim te miqtë, por e kundërta ngjau te vendësit. Festa legjitime shpërtheu jo vetëm në tribuna, por edhe në dhomat e zhveshjes. Dhe me të drejtë, pasi në ndeshjen e parë në histori me skuadrën më të titulluar në vend, morën një rezultat të çmuar.

AVANTAZHI - Loja nis shpejt dhe të dyja skuadrat hidhen në kërkim të golit. Të parët që iu afruan zonës së rreptësisë janë shënkollas­it në të 3' me anë të Kullit, por Abibi është më i shpejtë dhe rrëmben topin nga këmbët. Pas disa episodeve të varfra, në të 18' vendësit ndezin stadiumin. Pjetrushi merr topin që nga mesi i fushës, merr krahun e djathtë dhe pasi shmangu 2-3 futbollist­ë bardheblu, në hyrje të zonës lëshoi parabël, që është e pakapshme prej portierit të bardhebluv­e. Në të 24-ën reagojnë miqtë me Ngoonë, por portieri shmang rrezikun. Insistimi i Tiranës nuk mungon dhe në të 32-ën është Halili që sulmon nga e djathta, kroson në zonë dhe topi shkon te Ngoo. Por anglezi edhe pse shumë pranë vijës fatale, gjuan vetëm jashtë. Pas 7 minutash provon Çelhaka me goditje dënimi rreth 22 metra larg, por shënjestra është e gabuar. Në të 45-ën Pjetrushi kërkon avantazhin e dyfishtë me predhë nga 30 metra, por topi "stampohet" aty ku bashkohen trau me pingulen.

BARAZIMI - Ze Maria kishte dhënë udhëzimet gjatë pushimit dhe për rrjedhojë, skuadra bardheblu ishte më e organizuar. Në të 47-ën Sentamu provon të gjuajë nga distanca, por topi kalon mbi traun e Rinev Danajt. Në të 52' pas një krosim këndoreje, ishte Hoxhallari që e kap topin me kokë, por portieri i shënkollas­ve shmang rrezikun. Sikur

të mos mjaftonte disavantaz­hi dhe fakti që po shpërdoron­in, Tirana mbetet në inferiorit­et numerik në të 64-ën. Çelhaka merr të dytin të verdhë për stimulim, pasi rrëzohet në zonë pa top. Pas këtij momenti, vendësit preferojnë më shumë të mbrohen, për rrjedhojë bardheblut­ë

kishin terren të pastër në gjysmëfush­ë për të sulmuar. Por edhe këtu "ngecin" pasi mbrojtja e drejtuar prej Kullit bën rezistencë dhe për këtë motiv kryeqyteta­sit ndryshojnë strategji, duke provuar fatin me goditje standarde. Në 67-ën veproi kështu Hoxhallari, por

grushton Rin Danaj. Topi shkon në këmbët e mbrojtësit të majtë, por portieri vendës ndërhyn për ta marrë dhe rrëzon Hoxhallari­n. Kryesori Klajdi Kola sinjalizon që ka penallti dhe mendon Karabeci, i cili vetëm dy minuta më herët u fut në fushë në vend të Kërçikut që

të shfrytëzoj­ë këtë episod. Kapiteni gjuan dhe në të 69-ën i çon shifrat në 1-1. Pas barazimit, futbollist­ët shënkollas u munduan që të organizoni­n ndonjë sulm sporadik, por më shumë vëmendjen e kishin te mbrojtja. Tirana nuk kishte çfarë të humbte, ndaj tenton

përmbysjen. Por Karabeci gjen vetëm rrjetën e jashtme në të 83ën. Edhe pse u akorduan 4 minuta shtesë, nuk pati më surpriza. Skuadrat ndajnë nga një pikë, që në fund të fundit u shërbeu të dyjave. Shënkollit për moral dhe Tiranës për t'iu larguar vendit të dytë.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e luajtur dje
Çast nga ndeshja e luajtur dje
 ??  ?? Shënkolli shpërthen në festë në dhomat e zhveshjes. Një video e postuar prej lojtarëve në “Facebook”, ka shfaqur ekzaltimin pas barazimit me Tiranën.
Shënkolli shpërthen në festë në dhomat e zhveshjes. Një video e postuar prej lojtarëve në “Facebook”, ka shfaqur ekzaltimin pas barazimit me Tiranën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania