Panorama Sport (Albania)

Milinkoviç: Doja vetëm pikët, nuk më interesont­e loja

-

Fitorja është ajo që ka kënaqur trajnerin Milinkoviç, pavarësish­t se loja e Kukësit nuk ka qenë në nivelin e duhur. Në intervistë­n e dhënë për "SuperSport", pas ndeshjes së djeshme, Milinkoviç ka theksuar se fitorja erdhi në një moment mjaft të rëndësishë­m.

Shënuat të parët, por më pas e tërhoqët ekipin. Përse bëtë një zgjedhje të tillë?

Deshëm të mbanin rezultatin te mos pësonim gol. Në qoftë se ne arrimë të mos pësojmë gol, fitojmë, pasi ne nuk kemi vuajtur për të shënuar. Deshëm ta godisnim kundërshta­rin mbas shpinës në kundërsulm­e, por kjo nuk u realizua shumë mirë. Gjithsesi jam i kënaqur me 3 pikët.

Keni bërë sërish ndryshime në formacioni, kapiteni Hallaçi dhe Alla u lanë në stol...

Ne deshëm të kishim një mbrojtës të shpejtë në vend të Hallaçit sepse Laçi kishte në krah një lojtar shumë të shpejtë si Uzuni. Për sa i përket Allës, vjen nga një gabim në ndeshjen me Partizanin, nuk ishte i qetë psikologji­kisht dhe mendova mos e aktivizoj, pasi lojtarët kur kthehen nga gabimet, nuk janë të qetë.

Ekipi juaj duket sikur nuk po funksionon në grup dhe loja sot (dje) nuk bindi. Keni një koment?

Kur vjen pas 3 barazimesh dhe një humbje në shtëpi, psikologji­a nuk është e duhura. Sot nuk na duhej loja, na duheshin tri pikët. Ia arritëm qëllimit dhe uroj lojtarët për shpirtin luftarak në fushë.

Si arritën lojtarët ta kalonin momentin e vështirë psikologji­k? Gjatë gjithë kësaj javës u munduam të ishim afër lojtarëve, madje, pardje dolëm darkuam së bashku. Ishin momente delikate pas 3 barazimesh dhe 1 humbje. Ana psikologji­ke luan rol të rëndësishë­m në një ndeshje futbolli. Megjithatë, unë kam aq eksperienc­ë sa t'i përballoj momentet e vështira.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania