Panorama Sport (Albania)

Gjakosen lojtarë e tifozë të Kukësit

Në fushë e pësojnë Idrizi, Kale dhe Alla. Reagon klubi: Në Laç na u rrezikua jeta

-

Ndeshja e luajtur në stadiumin e Laçit mes ekipit vendës dhe Kukësit, fituar nga këta të fundit, ka pasur shumë tension brenda saj. Tifozët e pranishëm në shkallë nuk kanë nguruar të hedhin mjete të forta në fushën e blertë, të cilat në dy raste kanë goditur edhe lojtarët. Momenti i parë është ai i minutës së 13-të, kur Bujar Idrizi merr përsipër ekzekutimi­n e një rivënie anësore afër tifozëve vendës dhe goditet me çakmak nga këta të fundit. Loja ndërpritet për pak minuta dhe futbollist­i merr ndihmën e parë. Ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, Kale goditet me gurë afër të njëjtit pozicion dhe për këtë arsye loja ndërpritet sërish. Me sa duket thirrja e lojtarëve vendës dhe presidenti­t Laska në pushim të takimit, nuk kanë ndikuar te qetësia e tifozëve. Por, në pushimin e ndeshjes ka pasur edhe një tjetër incident. Trajneri i Kukësit, Milinkoviç, ka shkuar te gjyqtari i takimi së bashku me menaxherin e skuadrës, Naim Halilin, për të diskutuar në lidhje me penalltinë, por aty janë afruar edhe zv/presidenti Laska dhe zv/trajneri Xhetani dhe mes palëve ka pasur edhe një konflikt verbal. Albi Alla gjithashtu nuk i ka shpëtuar tensionit të krijuar në stadium. Në përfundim të takimit, në momentin që po futej në tunel, në drejtim të mbrojtësit që dje nuk është aktivizuar, ka mbërritur një gur nga jashtë stadiumit, por që për fat nuk e ka kapur.

TIFOZËT - Rreth 50 tifozë të Kukësit, anëtarë të grupimit "Mërgata", kanë qenë të pranishëm në stadium duke mbështetur ekipin dhe gëzuan fitoren në fundin e takimit. Por, në momentin që kanë dalë jashtë ambienteve të stadiumit, ka pasur një përplasje mes tifozëve vendës dhe atyre të Kukësit, ku janë përdorur edhe mjete të forta. Në fotot e publikuara nga klubi i Kukësit, shihet një tifoz që merr ndihmën e parë pas një çarje në kokë. Policia vendëse ka ndërhyrë për të rivendosur qetësinë, ndërkohë që janë shoqëruar edhe disa prej tifozëve verilindor­ë, për shkak se kanë thyer stolat e stadiumit. Kjo është hera e parë që në stadiumin e Laçit krijohen incidente në këtë sezon futbollist­ik, pasi në ndeshjet

e tjera interesimi i vendësve ka qenë i ulët. Por, me sa duket paraqitjet e mira të kurbinasve në javët e fundit, kanë bërë që interesi i tyre në drejtim të skuadrës të rikthehet, por bashkë me të edhe tensioni në shkallët e stadiumit. Gjithashtu në shkallët e stadiumit ka

pasur edhe një vuvuzelë në sektorin e tifozëve të Laçit.

REAGIMI - Klubi i Kukësit ka denoncuar, pas ndeshjes së djeshme, dhunën ndaj lojtarëve dhe tifozëve në Laç. "Nuk është hera e parë që gjatë ndeshjeve në Laç, ekipi ynë vihet përpara problemeve që

cenojnë jo vetëm rregullore­n e futbollit, por rrezikojnë seriozisht jetën e lojtarëve, stafit dhe tifozëve tanë. Klubi disponon fotot dhe pamjet e kësaj dhune, do t'i dërgojmë në FSHF", thuhej ndër të tjera në reagimin e klubit kuksian në faqen zyrtare "Facebook".

 ?? FOTO: F.K. Kukësi.al ?? Një prej tifozëve të Kukësit merr ndihmën e parë nga mjekët e skuadrës
FOTO: F.K. Kukësi.al Një prej tifozëve të Kukësit merr ndihmën e parë nga mjekët e skuadrës
 ?? Foto: F. Hazizllari ?? Kale del i gjakosur nga fusha pas një goditjeje me gurë nga tifozët e Laçit
Foto: F. Hazizllari Kale del i gjakosur nga fusha pas një goditjeje me gurë nga tifozët e Laçit
 ??  ?? Tifozët e Kukësit mundohen të mbrohen nga gurët
Tifozët e Kukësit mundohen të mbrohen nga gurët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania