Panorama Sport (Albania)

Shameti: Penalltia nuk ishte, arbitrit i kam lënë... Zotin

Mbrojtësi zbardh debatin e ashpër me gjyqtarin

-

Ylli Shameti ishte heroi i Kukësit në fitoren ndaj Laçit duke shënuar golin që i dha trepikëshi­n ekipit të tij. Mbrojtësi gjirokastr­it ka folur për "SuperSport" duke thënë se fitorja erdhi në momentin e duhur dhe rikuperimi i pikëve me Skënderbeu­n nuk është i pamundur. Gjithashtu gjirokastr­iti, që dje ishte në rolin e kapitenit, tregon debatin me kryesorin Meta në momentin e akordimit të 11metërshi­t për Laçin në fundin e pjesës së parë.

Fituat, por Laçi ju dominoi gjatë gjithë 90 minutave. Përse ka kaq shumë pasiguri te Kukësi?

Kishim një gjendje jo të mirë psikologji­ke para kësaj ndeshje. Kemi bërë disa hapa fals dhe jo të gjithë e mbajnë presionin, sidomos në një ndeshje dhe fushë të vështirë si kjo e Laçit. E prisnim që ta kishim të vështirë dhe nuk kemi lozur mirë. Kemi ende shumë për të korrigjuar. Morëm 3 pikët, por kundërshta­ri shpërdoroi shumë raste. Kjo fitore do na shërbejë, të kemi më shumë kohë të rikuperojm­ë gabimet.

Mendoni se jeni në rrugën e duhur për të rikuperuar diferencën me Skënderbeu­n kryesues?

Kam thënë që duhet të marrim të gjithë pikët. Duhet të flasim pas çdo ndeshjeje, dhe së pari, të fitojmë ndeshjet tona. Duke dhënë të gjithë shpirtin në fushë, besoj se do afrohemi dhe me Skënderbeu­n.

Keni debatuar shumë me gjyqtarin në momentin e 11-metërshit. Mund të na zbuloni çfarë i thatë?

Ai rast nuk ishte penallti. Unë isha shumë afër sulmuesit dhe nuk e kam parë fare topin ku ka shkuar. I thashë arbitrit Meta që ishte distancë e afërt dhe ishte e pavullnets­hme. Gjithashtu, i bëra me dije që lart ka një zot që e gjykon. Nuk kisha ku t'i çoja duart. Ky është mendimi im.

Një vit më parë Kukësi ishte shumë i konfigurua­r. Mund të na bëni një krahasim me ekipin aktual?

Lojtarët që kanë ikur kanë marrëdhëni­en e tyre me presidencë­n dhe e kanë vetë në dorë. Më pas e vendos stafi se kë do fusë titullarë në lojë. Ne, në fushë, duhet të japim maksimumin. Rezultatet e vjetshme vërtetë që nuk janë si këto tani. Ne duhet të mendojmë për lojën. Për problemet e tjera merret stafi dhe presidenca.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania