Panorama Sport (Albania)

Magani: Pikë konfirmimi, meritonim më shumë se kaq

-

Në intervistë­n pas ndeshjes për "SuperSport", trajneri Magani tha se ekipi i tij zhvilloi një ndeshje të mirë përballë një kundërshta­ri të fortë në Superiore si Flamurtari, dhe mund të merrte edhe më shumë se një pikë nga kjo transfertë. Ai është dakord se tani kërkon më shumë pikët, sesa lojën e bukur.

Sa i kënaqur ishit nga lojtarët këtë ndeshje?

Nuk mendoj se ishte një ndeshje e mërzitshme. Ne as nuk u zvarritëm në fushë, as nuk ndenjëm duke u mbrojtur. Zhvilluam një paraqitje të mirë. Flamurtari është një nga skuadrat më të mira të Superiores. Rezultati duhej të shkonte në favorin tonë dhe them se meritonim më shumë se 1 pikë. A e ka marrë veten skuadra nga kriza? Mendoj se skuadra ka qenë e rënduar psikologji­kisht dhe ende nuk jemi shëruar. Kjo ishte një pikë e rëndësishm­e për të vazhduar përpara. Edhe me dy fitoret e mëparshme, mendoj se kjo ishte një pikë kthese dhe vazhdimësi­e. Kur do bëni një fitore ndaj një skuadre të madhe në kampionat? E kam thënë që kemi pasur probleme në mbrojtje, si dhe në merkato, ku kam marrë përgjegjës­itë e mia. Edhe tifozët kanë të bëjnë shumë me ritmin e një ndeshjeje. Sot (dje) nuk kishte tifozë dhe për këtë ritmi nuk ishte edhe aq i lartë. Mendoj se skuadra po rritet dita-ditës, ndërkohë që kemi ende shumë ndeshje deri në fund. Thashë që kjo ishte pika e konfirmimi­t për skuadrën dhe në ndeshjet e tjera do bëjmë akoma më mirë. Teuta nuk ka asnjë lloj presioni dhe besimi që ka presidenti tek unë është diçka pozitive që na jep qetësi në grup.

Më të rëndësishm­e pikët, se loja e bukur?

Dua të shtoj se skuadra tani ka filluar të punojë dhe lojtarët të kenë besim te puna e tyre. Edhe ndeshjen e parë, kur fituam me Luftëtarin në Durrës, media na ka fryrë shumë dhe gabimet i kishim te vetja. Jemi një skuadër e re dhe lojtarët e rinj ende nuk janë mësuar me filozofinë e klubit. Nuk është aspak e lehtë që të ndryshohen 10 apo 11 futbollist­ë dhe ecuria të jetë e njëjtë si më parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania