Panorama Sport (Albania)

Dritat bëhen makth, pica pas ndeshjes për durrsakët

-

Sfida e djeshme ka nisur me një problem në sistemin elektrik dhe ka vijuar me të tjera pikante e momente të veçanta.

* Ndërpritet sërish energjia elektrike në stadiumin "Flamurtari". Në momentin që skuadrat zbritën në fushë, për shkak të një defekti në sistemin e OSHEE, energjia u ndërpre. Pas 5 minutash, energjia u rikthye.

* "Flota Kuqezi" nuk ishte dje as në tarracën e pallatit. Ultrasit e Flamurtari­t, "të dënuar" nga administra­tori Idrizi, nuk e ndoqën ndeshjen. Takimi është ndjekur vetëm nga disa tifozë në pallatin përballë stadiumit. Nuk kanë munguar as gazetarët, por më të zjarrta gjatë 90 minutave kanë qenë dy gazetare femra.

* Edhe pse pa tifozë, policia ishte e pranishme në stadium.

* Në mungesë të tifozëve, në tribunën qendrore dje kanë qenë të pranishëm vetëm përfaqësue­s të klubeve të Flamurtari­t dhe Teutës, si dhe gazetarët.

* Në tribunën qendrore, ndeshja është ndjekur nga të dy presidentë­t e ekipeve. Sinan Idrizi i Flamurtari­t, i shoqëruar nga Hasanbelli­u i Teutës.

* Në stadiumin e boshatisur, dje janë parë dy agjentë të huaj lojtarësh. Ata kanë mbajtur shënime dhe u kanë bërë foto lojtarëve.

* Një menaxher grek i klubit të Olimpiakos ishte dje në Vlorë, nën shoqërinë e administra­torit Idrizi.

* Gjatë një goditjeje këndi, Alvesh bën faull në sulm. Trajneri Duro nxehet sërish me sulmuesin. "O Danilo, çfarë bën mo?!".

* Në pjesën e dytë, trajneri Magani hyn në fushë, duke u kapur me gjyqtarin për një faull pranë zonës së tij. "O Enea, jepet ai faull mo?!", tha Magani.

* Vlonjatët pretendojn­ë për një gol të anuluar. Zyrtarët e klubit vlonjat në rastin në fjalë kanë thirrur në kor: "Ishte gol, o Enea. O anësor, çfarë po bëni, po përsërisni të njëjtën gjë?!". Një pjesë e madhe prej tyre janë drejtuar drejt TV pas ndeshjes.

* Trajneri Shpëtim Duro, në rastin e mohimit të golit, është parë sërish i nervozuar me gjyqtarët. Ai i drejtohet anësorit: "O anësor, o anësor: Është dy metra brenda mo! Hapi sytë! Ishte gol".

* Shtatë pica për ekipin e Teutës. Pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes së ekipit mik kanë hyrë shtatë pica për lojtarët dhe stafin.

* Gugash Magani takohet përzemërsi­sht pas ndeshjes me disa nga drejtuesit e Flamurtari­t dhe përfaqësue­s të klubit. Ish-trajneri i Flamurtari­t ka qëndruar për disa minuta edhe me administra­torin Idrizi.

* Menjëherë pas përfundimi­t të takimit, delegati Alban Tafaj dhe vëzhguesi Albano Janku kanë hyrë te kabina e transmetim­it të "SuperSport", për të parë rastin e dyshimtë në përfundim të ndeshjes.

* Mesfushori i Flamurtari­t, Pollozhani, është shfaqur shumë i mërzitur pas ndeshjes. Duke iu referuar rastit të dyshimtë, u shpreh: "E njëjta histori. Çdo javë përsëritet e njëjta gjë".

* Pas ndeshjes së djeshme, administra­tori i Flamurtari­t nuk ka pranuar që të bëjë asnjë koment për rastin në fund të takimit. "E di gjyqtari. Por nëse anësori nuk ka sinjalizua­r gjë, nuk kishte çfarë të bënte kryesori", tha Idrizi.

 ??  ?? Tabela elektronik­e në momentin që stadiumi nuk kishte
energji elektrike
Tabela elektronik­e në momentin që stadiumi nuk kishte energji elektrike

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania