Panorama Sport (Albania)

Dalipi: Lojtarët kuptohen symbyllur me Starovën

"Skënderbeu kundërshta­r i fortë, por ne dimë si t’i mposhtim"

- ILIR CARA

Me Starovën të pe zulluar, drejtimi i Partizanit në ndeshjen ndaj Skënderbeu­t do të jetë në dorë të Klevis Dalipit, që prej 5 sezonesh kryen detyrën e zv/trajnerit te "demat". Në daljen e djeshme para mediave, Dalipi tregoi situatën që po kalojnë të kuqtë, si dhe rëndësinë që paraqet ndeshja me korçarët. Ai tregoi edhe dallimin mes Iulianos dhe Starovës, ku sipas tij, me "Bonin" lojtarët kuptohen symbyllura­zi me njëri-tjetrin. Ai kërkon mbështetje maksimale nga tifozët, gjithashtu pohoi se është gati të marrë përgjegjës­inë edhe si trajner i parë i "demave".

A do ta ndryshoni skemën për ndeshjen kundër Skënderbeu­t pasi në Kukës u paraqitët me një 3-5-2?

Do të bëjmë një skemë ndryshe nga ajo në Kukës, pasi aty ishim të detyruar për shkak të fushës dhe përmasave të saj që janë më të vogla. Tapeti sintetik na vështirëso­i punën dhe fusha që është më e vogël. Lojtarët arrinin shumë shpejt në portat respektive dhe kjo u pa qartë, prandaj ishim të detyruar të përdornim atë lloj skeme. Kundër Skënderbeu­t, patjetër që do të ketë një skemë tjetër, por do ta merrni vesh ditën e ndeshjes.

Si është gjendja e ekipit përpara ndeshjes me Skënderbeu­n?

Harmonia është kthyer tashmë në ekip, lojtarët punojnë më të qetë nën

drejtimin e Starovës. Grupi është harmonizua­r, lojtarët janë më afër njëri-tjetrit. Fitorja me Kukësin na dha më tepër moral. E presim me më shumë entuziazëm ndeshjen me Skënderbeu­n dhe duam të japim maksimumin në fushë.

Ndeshja e Skënderbeu­t në Europa League është plus apo minus për ju?

Nuk besoj që ndeshja në Europa League do të ndikojë shumë negativish­t te Skënderbeu. Korçarët kanë një grup të madh lojtarësh, por ne do të jemi të kujdesshëm dhe do ta përgatisim sa më mirë ekipin, pasi duam të përballojm­ë çdo

situatë.

Mund të presim aktivizimi­n e Çanit apo Sukajt?

Besoj që në ndeshjen kundër Skënderbeu­t nuk do të ketë shumë surpriza sa i përket formacioni­t. Do ta përballojm­ë me atë formacion që luajti me Kukësin. Të jeni të sigurt që lojtarët që do të luajnë, do të japin maksimumin. Çani dhe Sukaj do të jenë të gatshëm nëse do të kërkohet ndihma e tyre, atëherë do të japin maksimumin.

La Kamera nuk është stërvitur me grupin, ku qëndron problemi?

La Kamera ka kaluar një

problem shëndetëso­r dhe nuk është i gatshëm, ndërsa gjendja e Çanit dhe Sukajt është në përmirësim. Dihet eksperienc­a dhe kontributi i tyre, aq më shumë e Sukajt që ka qenë pjesë e skuadrës. Ne i presim që të na bashkohen sa më shpejt.

Kush mendoni se janë pikat e forta të këtij Skënderbeu?

Skënderbeu është një ekip i fortë dhe jo më kot është në këto pozita. Kjo vjen edhe si meritë e tyre, por edhe si dobësi e jona me paraqitjen që bëmë në fazën e parë. Ne i kemi hedhur pas krahëve ato rezultate. Ndaj Skënderbeu­t do të shfaqim të gjithë shumë Tifozët potenciali­n gjatë ju kësaj kanë tonë. periudhe, kritikuar keni ndonjë mesazh për ata?

Ne kemi shumë nevojë për mbështetje­n e tyre. I mirëpresim në stadium, shpresoj t'ua kemi lehtësuar sado pak atë dhimbje të javëve të parë me fitoren në

Kukës. Ndihma e tyre do të jetë një motiv më shumë në ndeshjen me Skënderbeu­n.

Nëse nuk fitoni, a mund të thuhet se Partizani del nga gara për kreun?

Është pak shpejt për të folur për këtë, ne duhet t'i marrim ndeshjet me radhë. Në kampionati­n tonë nuk ka ndeshje të lehta dhe po e shohim çdo javë. Duhet të japim më të mirën në fushë dhe të marrim maksimumin nga kjo ndeshje.

Ku është ndryshimi mes trajnerit Iuliano dhe Starovës?

Iuliano punoi mirë, por lojtarët që ai solli nuk iu përgjigjën, nuk dhanë atë që ai priste. Me ardhjen e Starovës gjërat ndryshuan, pasi lojtarët njihen gati-gati sy mbyllur. Janë ata lojtarë që kthyen rezultatin në ndeshjen kundër Kukësit. Do të ketë ndryshime në merkaton e janarit nëse gjatë kësaj kohe do të keni rezultate pozitive? Sigurisht që do të ketë përforcime, por duhet të shikojmë edhe lojtarët që kemi në dispozicio­n. Kemi ende ndeshje deri në janar dhe janë shumë të rëndësishm­e për vazhdimësi­në. A jeni gati për ta drejtuar një ekip i vetëm, qoftë edhe Partizanin? Unë kam qenë gjithmonë gati. Te Partizani kam 5 vjet dhe me këtë rast dua të falënderoj presidenti­n Demi. Duhet të kuptoni që është pak e vështirë të drejtosh Partizanin, pasi është një pjacë shumë e lartë. Megjithatë, unë asnjëherë nuk kam thënë "jo" dhe gjithmonë do të jem i gatshëm të jap kontributi­n tim për Partizanin.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e fazës së parë në Korçë
Çast nga ndeshja e fazës së parë në Korçë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania