Panorama Sport (Albania)

Pasioni për makinat, Skënderbeu “godet” edhe jashtë fushe

Nga Takaj te lojtarët, ja kush ka shpenzuar më tepër

- LLAZI SARO

Kampionë në fushë, qoftë për titujt që kanë marrë dhe paraqitjen në Ligën e Europës, por edhe të apasionuar pas makinave. Kjo vlen më së shumti për disa nga lojtarët e Skënderbeu­t, të cilët, ndonëse kanë futbollin profesioni­n e tyre të parë, janë të fiksuar pas automjetev­e të luksit. Në një vëzhgim të "Panorama Sport" për makinat që përdorin lojtarët, stafi dhe drejtuesit e Skënderbeu­t, rezulton se trajneri Ilir Daja është më i "varfri" sa i përket automjetit që përdor, ndërsa listën e "pasanikëve" në zgjedhje e kryeson presidenti Ardjan Takaj. Nga kapiteni Shehi e deri te më i riu, Gripshi, gazeta bën një listë të mjeteve që përdorin bardhekuqt­ë duke vendosur përafërsis­ht vlerën e tyre në treg, natyrisht nëse blihen me kilometraz­h zero. Ai që ka shpenzuar më shumë është presidenti Takaj, teksa përdor një makinën luksoze "Mercedes GL AMG" jashtë serie që për më tepër mban targën 010. Një mjet i rrallë në qarkullim që shkon 100 mijë euro.

Shehi me "Ford Mondeo" - Nëse ka në radhët e Skënderbeu­t të apasionuar pas makinave, por jo pas shpejtësis­ë, është kapiteni durrsak. Gjithçka për të tek automjeti duhet të jetë perfekte, që nga pamja e jashtme edhe nga brenda. Në fillimet e tij të aventurës te Skënderbeu, portieri durrsak është parë në timonin e një "Golfi 5", sigurisht pjesë e familjes "Volkswagen". Prej dy vitesh, ai ka kaluar në një tip tjetër makine, "Passat". Ndërsa e fundit në radhë është "Ford Mondeo", po ashtu luksoze, ngjyrë e të gjelbër dhe që shkon përafërsis­ht 20-30 mijë euro.

"ML" për Vangjelin - Një tjetër korçar me një tjetër makinë të madhe. Këtë herë bëhet fjalë për mbrojtësin Kristi Vangjeli, i cili nga kthimi në Korçë te Skënderbeu mban një makinë të fuqishme dhe luksoze. E fundit në radhë ka qenë një "BMV X6", seria e fundit që e ka prodhuar fabrika gjermane e makinave. Ndërsa tani, Vangjelin e sheh në një tjetër makinë blu, po aq luksoze, por bëhet fjalë për një "Benz Mercedes ML". Një "bishë" që në treg shkon rreth 70-80 mijë euro.

Daja dhe ndihmësit - I pari që spikat me "Mercedes"-in e tij është trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja, që ka në pronësi një "C-Class" me ngjyrë të zezë. Menjëherë pas tij vjen edhe "CClass"-i i Ardian Memës, që duket se janë besnikët e "Mercedez"-it. Në krahun tjetër trajneri i portierëve, Ilir Bozhiqi, ka zgjedhur që të mbajë një "Volkswagen Passat", duke u larguar nga familja e "Mercedez"-it, që i kishte qëndruar basnik për disa kohë.

Mbrojtësit - Një korçar si Tefik Osmanin ka zgjedhur të marrë makinë familjare. Bëhet fjalë për një "Volkswagen Touran", që mbrojtësi nuk ka shumë kohë që e përdor. Më shumë sesa një makinë luksoze bëhet fjalë për një mjet familjar. Në tjetër qendërmbro­jtës si Marko Radas, lëviz me një "BMV X5", që nuk është në pronësinë e tij, por të miqve të tij në Korçë. E megjithatë, përderisa Radas e përdor në çdo kohë, sa herë i duhet, duket sikur e ka përvetësua­r. Pas tij vjen Jashanica, me një "Volkswagen Golf 5" të bardhë. Pas "Audi"-t, Jashanica ka preferuar familjen gjermane, por te "BMW Seria 3". Një makinë mjaft luksoze që daton në vitin 2013. Diferencën në repartin difensiv e bën Gledi Mici me një "X6" ngjyrë vishnje. Një makinë, me të cilën Mici u prezantua në Korçë që pas ardhjes nga Kukësi dhe që po i qëndron besnik. Për Bruno Lilajn, "Audi A6" është makina e tij e fundit. Pas "Volkswagen­it" të dy viteve më parë, Lulaj ndryshoi mjetin pas kthimit nga huazimi në Laç.

Mesfushorë­t - Pas "dembelit" "Benz 270", Lilaj e ka parë veten më komod në sediljen e një makine tjetër gjermane, por kësaj here një "Mercedez CClass", por tani të 2017 si vit prodhimi. Po bën pak kohë që Lilaj ka ndryshuar mjetin e tij të lëvizjes dhe që prej asaj kohe forma e tij ka ardhur gjithnjë në rritje. Të jetë makina sekreti i tij? Një tjetër mesfushor qendre si Bruno Dita i qëndron besnik "Mercedes"-it. Një "CClass" edhe për shijakasin e Skënderbeu­t, që nuk i ndahet gjigantit gjerman të prodhimit të automjetev­e. Të njëjtën makinë, por me ngjyrë blu, ka Afrim Taku. Një makinë që tiranasi e përdorte edhe kur ka qenë pjesë e bardhebluv­e. Gjergji Muzaka është një nga të paktët që i ka mbetur besnik markës "Audi Coupe". Një makinë sportive, të cilën mesfushori e ka personaliz­uar me targën 017.

Sulmuesit - Një i huaj me makinë në Shqipëri. Është fjala për Ali Soue. Sulmuesi ka një "Audi" në përdorim, të cilin e ka sjellë me vete nga Italia. "Audi A8" i zi është makina me të cilin Soue lëviz së bashku me miqtë e tij. Edhe kosovari Shend Kelmendi që është aktivizuar pak, nuk mbetet pas për makinën luksoze ka. Një "Mercedes CClass" tip i ri, që i afrohet pak a shumë makinës së Sabjen Lilajt për nga ngjashmëri­a. I fundit në radhë nga reparti i sulmit është edhe Enis Gavazaj. Ylli kosovar i Skënderbeu­t ka në përdorim një "BMW" ngjyrë të murrme me targa të Kosovës. Ndërkohë, të huaj si Nespor, Nimaga apo Xhejms, preferojnë të lëvizin në këmbë, qoftë edhe për vetë faktin se nuk i kanë sjellë makinat e tyre në Korçë.

 ??  ?? Mici, Soue dhe Gavazaj duke pozuar para makinave
Mici, Soue dhe Gavazaj duke pozuar para makinave
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania