Panorama Sport (Albania)

13 ndeshje europiane, korçarët në edicionin e... rekordeve

Nga qershori në dhjetor, askush si Skënderbeu në Europë

-

Aventura e Skënderbeu­t në Europë është drejt fundit, teksa gjithçka mbyllet më 7 dhjetor përballë Jang Bojsit në Zvicër. Nga 29 qershori, kur zbritën për herë të parë në fushë ndaj modestëve të Sant Hulias, dhe deri të enjten e fundit, kur mposhtën Dinamon e Kievit, Skënderbeu ka zhvilluar 13 ndeshje në Ligën e Europës, përfshi turet paraelimin­atore dhe fazën e grupeve. Asnjë tjetër klub shqiptar në historinë e Kupave të Europës nuk ka zhvilluar kaq ndeshje gjatë një edicioni në kompeticio­net e UEFA-s. Në total, Skënderbeu ka arritur pesë fitore, si dhe është mundur tri herë. Pesë ndeshje kanë përfunduar në barazim. Gjithçka filloi me turin e parë, ku Liridon Latifi hapi një kapitull të suksesshëm me një gol ndaj ekipit nga Andorra, për të vijuar me dopietë në ndeshjen e kthimit, ku u arrit fitorja e thellë 0-5. Më pas, përballë milionerëv­e të Kairat Almatit, Skënderbeu e nisi jo favorit, por që në ndeshjen e parë la shenjë. Lilaj dhe Plaku shënuan dhe në turin e tretë, shorti e vendosi ndaj Mlada Boleslav. Pikërisht ndaj çekëve do të vinte edhe humbja e parë sezonale në Europë për Skënderbeu­n. Latifi nuk mjafton dhe Mlada fiton me rezultatin 2-1. Kthimi në "Elbasan Arena" është tjetër simfoni. Pavarësish­t se e gjejnë veten në disavantaz­h, të besuarit e Dajës fluturojnë në fushë dhe Lilaj e Plaku i japin fitoren. Kualifikim­in e vendos Shehi nga gjuajtja e 11metërsha­ve. Për të vazhduar më pas te kulmi i suksesit historik, kalimi i katër tureve pas eliminimit të Dinamos së Zagrebit. Një emër i frikshëm që surprizohe­t nga Latifi në "Maksimir" dhe në "Elbasan Arena" korçarët administro­jnë rezultatin 1- 1. Historia e suksesit vazhdon në grupe, edhe pse ëndrra për një tjetër kualifikim u prish pas humbjes ndaj Partizanit të Beogradit. Ll. Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania