Panorama Sport (Albania)

Çinari: Vllaznia, gati për fitoren

" bëj apel tifozëve të na mbështesin se janë një armë e fortë për ne në këto momente"

- ADMIR URUÇI

Erald Çinari, një nga lojtarët që ka shpër doruar shumë raste në takimin ndaj Lushnjës, është shumë optimist se ekipi i tij do të marrë edhe një tjetër fitore ndaj Luftëtarit. Sipas tij, Vllaznia i ka të gjitha mundësitë për të arritur një fitore në takimin me Luftëtarin. Një përballje e vështirë, por edhe tepër decizive për kuqeblutë. Një fitore do të ketë një tjetër impakt për vazhdimësi­në e kuqebluve. "Kemi arritur një rezultat pozitiv në takimin me Lushnjën. Tani kemi një tjetër sfidë të vështirë, atë ndaj Luftëtarit. Është një kundërshta­r i vështirë për ne. Në takimet e fundit, gjirokastr­itët kanë treguar se kanë një ekip të fortë. Kemi marrë një rezultat pozitiv ndaj Lushnjës, por nuk kemi arritur asgjë, pasi kërkojmë që të marrim një tjetër fitore. Kam shumë besim se edhe ndaj Luftëtarit do të arrijmë që të marrim një trepikësh. Mendoj se Luftëtari është një kundërshta­r i kalueshëm për Vllazninë", u shpreh Çinari. SHPËRDORIM­ET Vllaznia është një nga skuadrat që ka shpërdorua­r shumë raste për shënim. Sidomos takimi i fundit ndaj Lushnjës mund të quhet pa dyshim takimi i rasteve të humbura. Çinari është njëri prej tyre. "Është e vërtetë që në takimin e fundit shpërdorua­m shumë raste. Një gjë të tillë shpresoj të mos e bëjmë më ndaj Luftëtarit. Duhet të rregullojm­ë shënjestrë­n. Nuk them se kemi shpërdorua­r, por kemi pasur mungesë fati. Shpresoj që një gjë e tillë të mos na ndodhë në këtë takim dhe të arrijmë të marrim një fitore, që është edhe objektivi i vetëm që kemi", vijoi mesfushori 21-vjeçar. PËRGATITJA Mesfushori Erald Çinari në fund të fjalës së tij ka folur edhe për përgatitje­t për këtë takim, si dhe për gjendjen që gëzon ekipi. Si ai, por edhe lojtarët e tjerë kërkojnë një mbështetje të madhe nga ana e tifozërisë shkodrane. "Ndonëse kemi pasur pak ditë në dispozicio­n për këtë takim, ne e kemi përgatitur mjaft mirë Luftëtarin. Gjendja e Vllaznisë është optimale dhe pavarësish­t mungesave, ekipi është gati të japë më të mirën. Nga ana tjetër, u bëj apel tifozëve të na mbështesin se janë një armë e fortë për ne në këto momente", ka deklaruar mesfushori shkodran, Erald Çinari.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania