Panorama Sport (Albania)

Lika: Na duhen pikët, nuk mjaftojnë vetëm lojërat e mira

-

Luftëtari, si në çdo ndeshje, edhe ndaj Vllaznisë do të synojë maksimumin e mundshëm, pavarësish­t faktorit fushë. Një ndeshje e përgatitur, sipas trajnerit Hasan Lika, me kujdes gjatë javës, përpos rezultatev­e që ka marrë ekipi në sfidat e fundit. "Jemi përgatitur si gjithmonë për një ndeshje radhe. Pavarësish­t se është një takim jashtë fushe dhe mbart brenda specifikat e tij, ne i kemi dhënë gjithë kujdesin dhe përqendrim­in e duhur për ta mbyllur me sukses. Jemi përgatitur për një ndeshje të fortë. Skuadra vendase vjen pas fitores me Lushnjën në mesjavë, pjesë e së cilës janë disa elementë cilësorë. Ndërkohë, ne vijmë pas barazimit me Laçin, takim i cili na bëri që të punojmë për t'u korrigjuar gjatë javës, si në aspektin sulmues, ashtu dhe mbrojtës. Presioni i pikëve apo i rezultatev­e pozitive, ndoshta kanë bërë që dhe lojtarët të mos shfaqin cilësitë dhe potenciali­n e duhur, për të cilin jemi ndalur me lojtarët gjatë javës për të eliminuar gabimet e elementëve të veçantë", u shpreh fillimisht Lika. Sakaq, trajneri Lika në konferencë­n e zakonshme për shtyp, mes të tjerave vëmendje të posaçme i kushtoi gjendjes së grupit. "Kemi punuar edhe gjatë javës me alternativ të tjera, ku të gjithë të jenë të përgatitur. Parashikoj­më të bëjmë zëvendësim­et e mundshme, sipas ecurisë së këtyre ndeshjeve, ku ka pasur momente jo të mira të lojtarëve të aktivizuar. Ne vazhdojmë të luajmë mirë, por jo gjithmonë loja e mirë mjafton. Kampionati është i gjatë dhe si i tillë, mbështetur te loja që prodhojmë, do të kërkojmë që në çdo ndeshje jo vetëm të përmirësoh­emi, por të kalojmë zonën e ftohtë, si dhe të shkojmë edhe më lart. Në shumicën e ndeshjeve të zhvilluara kemi qenë mbi mesataren e lojërave të mira. S'na mbetet gjë tjetër veçse të stërvitemi intensivis­ht për të kaluar mbi mesataren e kërkuar", përfundoi Lika. Luftëtari me seancën stërvitore të paradites së djeshme mbylli përgatitje­t anti-Vllazni. Në orën 14:00, gjirokastr­itët janë nisur drejt qytetit të Lezhës, aty ku dhe u akomoduan mbrëmë. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania