Panorama Sport (Albania)

Dedja: “Frikën” e kam sqaruar me ekipin, s'merrem me interpreti­met

Trajneri: I bindur që kthesa e Lushnjës nis sot

-

Trajneri i Lushnjës, Hysen Dedja, në konferencë­n për shtyp para ndeshjes me Kamzën, është shprehur se e ka sqaruar me skuadrën e tij problemin e "frikës". "E kam pasur atë mendimin e frikës që ma kanë keqinterpr­etuar dhe e kam sqaruar gjithçka me skuadrën. Nuk sqarohem me të tjerë. Interpreti­met mund t'i bëjë kush të dojë dhe si të dojë", ka thënë trajneri Dedja. I pyetur për problemet në mbrojtje dhe faktin që skuadra pëson gol shpejt jashtë fushës, tekniku shkodran u përgjigj: "Duhet të themi që skuadra ka shfaqur probleme në fazën mbrojtëse, gjë që më del për ta korrigjuar sot, ndaj Kamzës. E kam thënë që kemi marrë gol në minutë të parë, në minutë të fundit dhe është ai mentalitet­i që nuk besojnë te vetja dhe pres një reagim të madh në ndeshjen e radhës", deklaroi tekniku Dedja. Pas fitores me Teutën, në 3 ndeshjet e radhës skuadra ka marrë 3 humbje. Në lidhje me këtë ecuri, trajneri i Lushnjës u shpreh: "Nuk e kisha menduar asnjëherë se do ta nisja me tre humbje, pavarësish­t se shorti na ka vënë përballë një kalendar të fortë, ku në katër takime, tri janë jashtë qytetit tonë. Duke ditur gjithmonë se ana morale nuk ka qenë e mirë dhe si e tillë mbetet, unë pres reagimin e ekipit. Duke qenë gjithë ditën me futbollist­ët, që janë cilësorë, parashikoj që reagimi do të vijë që sot ndaj Kamzës. Besoj shumë se sot do të marrim pikën për të filluar me rezultatet pozitive". Trajneri Dedja vlerësoi kundërshta­rin, por theksoi se Lushnja do të marrë pikë duke mos e shkuar ndër mend rënien nga Kategoria Superiore. "Patjetër që është një takim mjaft i

fortë me një skuadër që ka vazhdimësi në rritje. Unë kam besim te skuadra, pavarësish­t se vijmë nga tri rezultate negative. Por në lojë ne kemi rritje dhe e kam thënë në media e para skuadrës që këta futbollist­ë stërviten jashtëzako­nisht mirë dhe kanë dëshirë të rriten. Në Kamëz shkojmë për një rezultat

pozitiv. Unë e kam thënë për të tria takimet që kam drejtuar skuadrën se do të marrim rezultat pozitiv dhe më ka dalë e kundërta. Më ka mbetur peng takimi me Flamurtari­n, por ne nuk do të heqim dorë asnjëherë nga qëndrimi në Superiore", mbylli konferencë­n për shtyp trajneri Dedja. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania