Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: Gabuam në pjesën e parë, i falëm një gol

Braziliani: Nuk nënvlerësu­am, titullarët i ruajta për Vllazninë

-

Ze Maria e pranon se gabimet në pjesën e parë sollën edhe golin e Shënkollit. Braziliani thekson se kundërshta­rin nuk e nënvlerësu­an, megjithatë bëri rrotacion në formacion prej Kupës së Shqipërisë. Në intervistë­n e dhënë pas ndeshjes, trajneri i Tiranës evidenton se të paktën skuadra e tij nuk humbet në ditë të këqija. Latë dy pikë të arta në Shënkoll, pse erdhi ky barazim?

Bëmë keq në pjesën e parë, ku përveçse falëm golin, falëm edhe disa raste. Gabuam shumë në 45 minutat e para, si në fazën ndërtuese, ashtu edhe në sulm. Dhe kjo na kushtoi, pasi u ndëshkuam që në minutën e 18-të. A rëndon ky barazim?

Ne nuk futemi kurrë në fushë për të barazuar, kurrë. Duam gjithnjë të fitojmë dhe ndaj erdhëm këtu. Hasëm një kundërshta­r që mbyllej mirë dhe një fushë të vogël për të luajtur. Por gjithsesi nuk ka vend për justifikim, pasi gabuam. Falëm një gol dhe gabuam në 2-3 raste që kishim në pjesën e parë për të shënuar. Në të dytën pastaj skuadra u "shfaq", luajti më mirë, krijoi dhe shënoi me penallti. Mos ndoshta e nënvlerësu­at Shënkollin, duke qenë se latë pushim 5 titullarë? Kursyem disa titullarë, pasi kemi këtë javë 3 ndeshje. Por kjo nuk do të thotë që i hoqëm rëndësinë kësaj sfide, përkundraz­i. Luajtën 6 nga 11 lojtarët që ishin në fushë edhe ndaj Apolonisë, pastaj edhe të tjerët që ishin në fushë si Qilimi, për shembull, kanë goxha minuta në këmbë në këtë kampionat. Nuk është mungesë respekti, por vetëm një "turn over" për dy ndeshjet e së mërkurës dhe të shtunës tjetër. Është luajtur vetëm një e treta e këtij kampionati, pas 9 javësh jeni të bindur për ngjitjen?

Po punojmë për këtë. Misioni ynë më i madh është ngjitja në Superiore dhe do të shkojmë aty.

Skuadra është e përqendrua­r dhe e vendosur për t'ia dalë. Këtë e tregoi edhe sot (dje). Nuk ishim në një ditë të mirë, por as nuk humbëm. Dhe kjo është e rëndësishm­e për një skuadër që synon të rikthehet aty ku e ka vendin. Do vazhdojmë të punojmë intensivis­ht deri në mbyllje të këtij kampionati. Pas kësaj ndeshjeje, mund të na thoni se çfarë i duhet Tiranës nga merkatoja? Klubi po punon në këtë drejtim. Do edhe një muaj kampionat derisa të hapet merkatoja, por jemi një hap para. Gjithsesi të mendojmë për 4-5 ndeshjet para ndalesës së janarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania