Panorama Sport (Albania)

Dinamo ndal 'esëlid#jen

oli i Ajazit nuk u mjafton miqve, një penallti e Likës nderon kryeqyteta­sit

- RAJKARD ALIKO

Dinamo dhe Be sëlidhja mbeten te "X"-i. Një pikë që nuk u shërben aspak bluve dhe mban në vendin e dytë lezhjanët. Ndeshja e luajtur në orën 14:00 në Pezë, prodhoi nga një gol për pjesë. Interesimi nuk mungoi për skuadrën vendëse, sakaq nga Lezha kishin udhëtuar afro 30 veta. Loja ka nisur e shpejtë për vendësit dhe sinjalin e parë e japin dinamovitë­t me sulmuesi Çota, që provon të zërë në befasi miqtë me një gjuajtje nga 30 metra distancë, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule. Dinamo tregon menjëherë pretendime­t e saj dhe mënyra më e mirë ishte duke ndalur lezhjanët. Të dyja skuadrat kërkonin të përfitonin, por gabimet shoqëronin njëratjetr­ën. Në të 33-ën Elmazi i ndodhur brenda zonës, kishte shansin për të kaluar kryeqyteta­sit në avantazh, por gjuajtja e tij përfundon jashtë. Atë që nuk e bëjnë vendësit, e bën Besëlidhja. Pas 3 minutash, Kamara nis një sulm të shpejtë nga krahu i majtë dhe shërben në zonë për Ajazin, që ndodhej në pozicion realisht të volitshëm, ai godet saktë dhe i zhbllokon shifrat në 0-1. Dinamo, edhe pse e shokuar, nuk dorëzohet dhe hedh direkt vështrimin nga porta e miqve. Edhe pse rastet s'i mungojnë, shpërdoron fatalisht, duke e mbyllur pjesën e parë në disavantaz­h. Loja rinis ndryshe, ndërsa duhet thënë që ka më shumë grintë dhe futboll të bukur. Në të 49ën Ndreca hedh një kros perfekt për Malajn në zonë, por gjuajtja e sulmuesit lë për të dëshiruar. Allmuça ndryshon diçka në formacion dhe skuadra sikur zgjidhet. Në të 57-ën mesfushori Tragaj merr iniciativë­n për të goditur portën lezhjane, por topi i goditur prej tij "qeth" shtyllën. Pa kaluar pak sekonda, Dinamo merr furmë lirisht. I sapofuturi në lojë Lika shfrytëzon më së miri një top të marrë prej Peqinit, futet në zonën e rreptësisë dhe në momentin e goditjes pengohet në mënyrë të gabuar prej Ndrecës. Gjyqtari nuk heziton dhe akordon penallti. Është vetë Gresild Lika që e merr përsipër dhe nuk gabon pasi e dërgon topin në rrjetë. Besëlidhja mundohet, por në të 63-ën Kamara gjen rezistencë­n e portierit Saraçi. Dinamo do që të gjejë avantazhin, por sulmuesit nuk janë të qetë në finalizim, sikundër ngjau në të 86-ën para kohës së rregullt me Çotën. Një minutë para fundit të kohës së rregullt ka panik në portën e Dinamos, kur Ajazi gjuan me kokë, por topi kalon vetëm ngjitur me shtyllën e traversës. Shtesa nuk sjell më surpriza dhe për pasojë gjithçka mbyllet në shifrat 1-1.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania