Panorama Sport (Albania)

!'ka fitues në "rogoz#inë, $ër%uni i merr pikë &gnatias

Ndeshja e rasateve të humbura, ka vetëm barazim në 7Hasan Zyla7

-

Nuk ka fitues në "Hasan Zyla". Gjithçka u mbyll me rrjeta të paprekura mes Egnatias dhe Tërbunit. Ky takim u ndoq nga një numër i madh sportdashë­sish, që janë larguar të zhgënjyer në fund të 90 minutave. Egnatia mbetet e pozicionua­r në vendin e tretë në klasifikim­in e grupit A, ndërsa pukjanët të drejtuar nga trajneri Krepi kanë "rrëmbyer" një pikë me vlerë në Rrogozhinë. Loja ka nisur me raste të pastra për vendësit, por në të 3- ën dhe të 18- ën Henry me Agbodiken kanë shpërdorua­r. Miqtë janë përpjekur të shënojnë me anë të kapitenit Beci në të 26- ën, që ka befasuar me një gjysmë roveshatë, por portieri Haremi ka grushtuar në kohë. Në të 27- ën dhe të 28- ën sërish rrogozhina­sit me anë të Agbodike dhe Brajt mund të kishin ndryshuar rezultatin, por ata gabojnë në finalizim. Loja përqendroh­et në mesin e fushës dhe kapiteni Vogli kërkon t'i vijë në ndihmë sulmit, por gjuajtja e tij me kokë në të 31- ën kalon vetëm ngjitur me shtyllën Zv.trajneri i Egnatias, S.Gosa: "Dominojmë në shtëpi, por vuajmë te pasimi i fundit. Të gjithë lojtarët u munduan të japin maksimumin e tyre gjatë 90 minutave, por në futboll duhet të kesh edhe pak fat që të fitosh. Ky rezultat nuk i prish aspak ekuilibrat për ne. Kemi grumbullua­r 9 pikë jashtë fushe, që të bëjnë të kuptosh se Egnatia është ndërtuar për të qenë konkurrues­e. Mendoj se do t'i rikthehemi rezultatev­e pozitive që nga kjo javë me Vllazninë B".

pingule. Tërbuni duket se e ka të vështirë të organizohe­t. Vetëm 11 minuta nga përfundimi i pjesës së parë, rrogozhina­sit i afrohen golit me Gjokën dhe Bakiasin, por portieri Rexhepi është treguar i vëmendshëm. Me fillimin e pjesës së dytë, trajneri Gjoni hedh në fushë Vangjel Milen, i cili i jep tjetër

ritëm sulmit. Mbrojtësi Bakiasi provon me një goditje ballore në të 55- ën, por largon me shpejtësi mbrojtja mike. Sulmuesi nigerian Agbodik tenton me kokë 3 minuta më vonë, por nuk ka "shënjestër". Miqtë luajnë me topa të gjatë dhe i kushtojnë rëndësi mbrojtjes. Në të 61- ën, Mile, me një aksion personal, Kreshnik Krepi priste më shumë. Gjatë deklaratës së dhenë pas ndeshjes, trajneri shkodran i Tërbunit u shpreh: "Egnatia na befasoi duke na vënë në presion gjatë gjithë lojës. Ne, nga ana jonë, shpërdorua­m raste pa fund. Në të gjitha takimet jemi munduar të tregojmë cilësitë tona më të mira, me përjashtim të sfidës me Korabin, ku gabuam. Gjatë pjesës së parë mund të kishim shënuar, por nuk finalizuam mirë aksionet. I përgëzoj lojtarët për atë që dhanë".

kërkon të vërë në provë Rexhepin, por ky i fundit nuk e ka pasur të vështirë të grushtojë. Të besuarit e shtojnë presingun dhe në të 76- ën Hoxha, pasi i shpëton mbulimit të mbrojtjes vendëse, shkarkon të majtën, por mendon Haremi që t'i japë qetësi Egnatias. Një minutë më pas, i sapofuturi në lojë, Hasa, gjuan

diagonal brenda zonës, por portieri ruan katërkëndë­shin të paprekur. Rrogozhina­sit mundohen të krijojnë raste për shënim në minutat e mbetura të lojës, por "barrikada" nuk lë hapësira. Edhe 4 minutat shtesë nuk sollën ndonjë të re dhe për rrjedhojë, ndeshja u mbyll me rezultatin e bardhë. Aldo Buzi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania