Panorama Sport (Albania)

Spektakël i Apolonisë, Bylis thyhet pas 6 muajsh

Ballshiotë­t nuk fitojnë nga hapi i gabuar i Tiranës

- FATJON NANA

Apolonia i ka bërë mbylljen më të mirë fazës së parë të sezonit, teksa ka fituar bindshëm ndaj Bylisit. Jo vetëm kaq, por fierakët, si rrallëherë gjatë këtij kampionati, kanë bindur dhe me lojë, madje gjatë gjithë takimit. Humbja e parë për Bylisin dhe hera e parë që Apolonia shënon 3 gola gjatë këtij edicioni. Për të mos harruar dhe dopietën e Krasniqit, i cili e fitoi duelin personal në këtë ndeshje me Zisin e tashmë kryeson i vetëm me 8 gola listën e shënuesve të grupit B. Ndërsa ballshiotë­t nuk kanë arritur të përfitojnë nga hapi i gabuar i Tiranës për t'iu afruar më shumë bardhebluv­e. Bylisi pëson humbjen e parë pas 6 muajsh. Disfata e fundit e ballshiotë­ve është regjistrua­r në ndeshjen e fundit të kampionati­t të kaluar në Lushnjë.

NDESHJA - Apolonia futet e bindur në fushë dhe duket se e ka ndarë mendjen që të luajë fort ndaj Bylisit. Që në momentet e para janë fierakët që mësyjnë drejt portës mallakastr­iote dhe goli do të vijë shumë shpejt. Në minutën e 4-t, Dimo gjuan në kuadrat, por topi grushtohet nga 18- vjeçari Dramolli, i cili bën të njëjtën gjë edhe pas gjuajtjes së Krasniqit dhe sfera e grushtuar për herë të dytë shkon te Sota, i cili ndodhet tërësisht i zbuluar në të djathtë dhe shënon. Reagimi i miqve është i vakët dhe mbeten shumë larg portës së Çakos, ndërkohë që Apolonia merr zemër nga goli dhe vazhdon të luajë në gjysmëfush­ën kundërshta­re. Në minutën e 37-të, shënohet një rast moviole, teksa Krasniqi është rrëzuar brenda zonës pas ndërhyrjes së Buzit dhe pretendon për 11metërsh, por kryesori Hoxha vazhdon lojën. Në pjesën e dytë, mbrojtja fierake e mban larg rrezikun kundërshta­r, teksa Krasniqi e Dimo "përgjojnë" për të dhënë goditjen e sigurisë. Në minutën e 65- të, vendësit prodhojnë golin e dytë. Krasniqi gjuan fort në hyrje të zonës dhe topi preket me dorë nga Murataj dhe ka penallti. Nga pika e bardhë është vetë sulmuesi kavajas i Apolonisë që tregohet i saktë dhe dyfishon shifrat. Nica bën lëvizjen e radhës dhe hedh në fushë Samndën në vend të Buzit. Në minutën e 72-të, Ntepe pretendon për penallti, por nuk është i këtij mendimi Hoxha. Për të mbërritur në minutën e 80-të, ku Krasniqi ka marrë një pasim të gjatë nga thellësia e prapavijës së tij, fiton duelin

e shpejtësis­ë me Bellën, del i vetëm me Dramollin dhe trefishon pas një gjuajtjeje me të djathtën. Ka kohë dhe për Bylisin për të shënuar golin e nderit. Në minutën e 85-të, pas harkimit nga goditja e këndit, është Vatnikaj në zonë që gjuan me kokë dhe 3-1.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania