Panorama Sport (Albania)

Vllaznia B nuk ndalet, Burreli drejt rënies

Matjanët mbeten në vendin e fundit dhe rrezikojnë shumë

- SENAD NIKSHIQI

Vllaznia B nuk di të ndalet. Shkodranët kanë arritur dje fitoren e treta radhazi në kampionat, duke treguar se do të jenë një kockë e fortë për të gjitha ekipet. Pas suksesit ndaj Besës dhe Erzenit në transfertë, Vllaznia B dje ka fituar 1-0 në fushën e vet ndaj Burrelit. Një gol i Milotit ka mjaftuar për t'u siguruar 3pikëshin shkodranëv­e, ndërsa matjanët e mbyllin fazën e parë të kampionati­t më keq se asnjëherë tjetër në sezonet e fundit. Burreli nuk ka marrë asnjë fitore deri tani dhe rrezikon shumë rënien në Kategorinë e Dytë. NDESHJA

Ka qenë një ndeshje, e cila është dominuar nga Vllaznia B nga fillimi deri në fund, ndërsa Burreli nuk ka pasur fuqinë e duhur për të ndëshkuar shkodranët. Vllaznia B në këtë përballje pati edhe disa mundësi të tjera për të shënuar, por shpërdoroi përpara portës, duke humbur kështu një shans për të marrë një fitore më të thellë. Takimi nisi i shpejtë dhe që në minutat e para janë shkodranët që krijojnë rastet e para. Erkoçeviç, Miloti dhe Balaj janë gjithmonë të rrezikshëm në zonën kundërshta­re. Ndërsa miqtë vetëm mbrohen dhe mundohen të dalin ndonjëherë në kundërsulm, por janë të parreziksh­ëm. Pas shumë rastesh, në fund të pjesës së parë është Miloti që finalizon saktë një aksion të shkodranëv­e dhe kalon të tijtë në avantazh. Në pjesën e dytë, trajneri i miqve, Shahin Berberi, bën disa ndryshime, por që në lojë nuk ndryshon asgjë. Vllaznia B e menaxhon si duhet avantazhin, duke mos e diskutuar fitoren. Në këtë fraksion, vendësit kanë edhe disa raste të pastra për shënim, por mungon finalizimi i saktë përpara portës. Deri në fund nuk ka më gola dhe Vllaznia B siguron 3-pikëshin e radhës dhe ngjitet në vendin e 7-të me 11 pikë. Nga ana tjetër, Burreli mbetet në vendin e fundit në grupin A dhe rrezikon seriozisht rënien në Kategorinë e Dytë. Një takim që është ndjekur nga shumë tifozë. Duket se Vllaznia B po arrin rezultate më të mira se skuadra e parë. Edhe pse konsideroh­ej si një ekip që do të thyhej nga të gjithë, Vllaznia B po rezulton një kockë e fortë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania