Panorama Sport (Albania)

Pogradeci nis ngjitjen, trajneri i Turbinës akuzon lojtarët

-

Pogradecar­ët kanë marrë tri pikët e radhës dhe e shohin veten në vendin e tretë në renditje me 15 pikë. Ndërsa Turbina vazhdon të mbetet në vendin e parafundit në renditje. Dy ekipe që realisht kërkuan fitoren, por liqenorët ishin me të qartë tek ajo çka kërkuan dhe falë aftësive individual­e të Çekiçit dhe Shytit mundën të marrin tri pikë.

Ndeshja - Një fillim loje pa shumë ritëm dhe grintë, por vendësit shfaqen rrezikshëm në minutën e 7-të të lojës, atje ku pas një goditjeje këndore topi mbërrin te Çekiçi, që tregohet i saktë me gjuajtjen tokazi. Më pas loja duket se ka një rritje nga të dyja ekipet, por vizita e parë e miqve do të vinte në minutën e 26-të, por sulmuesit nuk përfitojnë nga rrëmuja në zonën e liqenorëve. Çekiçi do të shfaqet i vetëm përballë portierit Malaj, por ky i fundit i zhytet në këmbët e sulmuesit. Surprizon Turbina në minutën e 34-t falë një veprimi të saktë nga e majta e Agalliut një devijim i topit i lehtë dhe miqtë barazojnë rezultatin. Me këtë barazim mbyllet pjesa e parë. Në fraksionin e dytë janë vendësit më kërkues dhe kanë disa mundësi goli, por sulmuesit nuk tregohen të saktë në finalizim. Në minutën e 59-të do të jetë Shyti që depërton nga e majta e sulmit të vet dhe gjuan prirazi me portën, duke shënuar golin e avantazhit dhe njëkohësis­ht të fitores. Më pas loja ka pasur gabime të dukshme nga të dyja ekipet që janë munduar të luajnë më shumë në mesfushë, sidomos vendësit në administri­m të rezultatit. Vetëm në minutat e fundit të takimit si rezultat i presionit, miqtë kanë disa mundësi me anë të Bajramit dhe Gërxhos, por sa për aftësi të Malit, aq edhe për nxitim të sulmuesve nuk barazojnë dot rezultatin. Bardhi - Pas ndeshjes, trajneri i Turbinës, Sinan Bardhi, ka akuzuar lojtarët e tij për gabime foshnjarak­e dhe mungesë impenjimi. "Bëjmë gabime fëminore dhe pikërisht në dy momente të tilla u dhamë mundësinë kundërshta­rëve të na shënojnë. Ne kemi pasur rastet tona, por nuk i shfrytëzua­m siç duhet. Jam totalisht i pakënaqur nga ajo që dhanë tre ose katër futbollist­ë të mi. Duket se atyre u ka humbur dëshira për lojë dhe për fitore. Këtë do ta diskutoj edhe me presidenti­n, pasi nuk vazhdohet më kështu. Nuk më shqetëson fakti se ku jemi në renditje, pasi ky ekip ka shumë forcë për të qenë më lart. Me kalimin e javëve do të rikthehemi", përfundoi Bardhi. Romeo Xinxifi GOLAT: Çekiçi 7', Shyti 59'/ Agalliu 34'

POGRADECI: Mali, Shyti, Çekiçi, Pere, Jahaj (Alillari 46'), Pura, Hysenllari, Lame, Kllogjeri, Topllari, Liçkollari.

Trajner: F.Fetollari TURBINA: Malaj, Agalliu, Ferhati, Qorri (Gërxho 46'), Bakiu, Taullau, Doda, Rroshi (Allamani 67'), Dollani (Sallaku 64'), Daci, Bajrami.

Trajner: S.Bardhi KARTONË TË VERDHË: Shyti, Rroshi, Dollani

GJYQTARË: A.Stola, R.Dorhani, E.Morina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania