Panorama Sport (Albania)

Sherr në Kuçovë, Shkumbini i prish festën Naftëtarit

Kuçovarët ndëshkohen në minutat e fundit

-

Naftëtari gabon në fushën e tij duke hedhur një hap fals. Në fakt ishte rezultat pozitiv pas dy humbjeve radhazi, por për kuçovarët objektivi i vetëm ishte fitorja ndaj Shkumbinit. Pas barazimit të djeshëm, Naftëtari mbetet sërish në vendin e fundit.

NDESHJA

Kuçovarët e kërkojnë golin që në fillim, duke rrezikuar me anë të Allkanjari­t. Presioni i kuçovarëve sa vjen e rritet, ku në minutën e 7-të Behari ishte shumë pranë golit të parë. Atë që nuk e bën Behari, e bën Nallbati pas një minute. Aksion i rrjedhshëm, të cilin e finalizon me një gjuajtje nga distanca Nallbati. Miqtë reagojnë duke rrezikuar menjëherë me anë të Bërdufit, por goditja e tij neutralizo­het nga Koçi. Në minutën e 21-të, të dyja ekipet do të ngelen me një futbollist­ë më pak. Pas një sherri të Koçit me Emiljano Llucën, gjyqtari i ndëshkon të dy me karton të kuq. Tekniku Fraholli kryen ndërrimin e detyruar duke nxjerrë mesfushori­n Cake dhe futur

Spahiun. Kuçovarët kërkojnë golin e sigurisë dhe në minutën e 33- të Hyseni është shumë afër golit, por prek rrjetën e jashtme. Pjesa e parë mbyllet me një rast për miqtë, gjuajtje fluturimth­i e Nexhës nga distanca dhe pritje spektakola­re e portierit Spahiu. Pjesa e dytë është më e bukur ku ka emocione, raste të shumta, sidomos nga kuçovarët. Në minutën e 53-të, Hyseni harkon për Nallbatin, por goditja me kokë është e gabuar. Pas një minute, skena zhvendoset në zonën kuçovare ku Gjoni Lluca nga e majta pason për Sadikun, por ky gabon. Në minutën e 68të, Behari fiton dyluftimin me Bërdufin, gjuan, por topi është jashtë. Kuçovarët kërkojnë golin e sigurisë, por edhe miqtë nuk dorëzohen. Pikërisht në minutën e 79- të barazon Dervishi me kokë pas pasimit të Nexhës. Në minutat e fundit kërkojnë me insistim golin e fitores. Nuk mungojnë rastet ku veçohet traversa e Beharit në minutën e 84-t. Me të vërtetë kuçovarët janë të pafat në këtë ndeshje ku kanë lënë 2 pikë të arta, ndërsa Shkumbini u duk i kënaqur me barazimin. Arben Çepani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania