Panorama Sport (Albania)

Erzeni merr kreun, Partizani zbret i dyti

Skënderbeu fiton në transfertë ndaj Farka Volej

-

Janë zhvilluar dje ndeshjet e javës së nëntë të volejbolli­t për meshkuj, ku meritën e ka skuadra shijakase, që drejtohet nga trajneri Arben Sako e ndihmësi i tij, Rezart Muka, duke ndërtuar një skuadër e cila po habit me lojën e tyre mjaft të mirë në të gjitha takimet. Ata kanë fituar 7 nga 8 takimet e luajtura, duke fituar 23 sete dhe humbur 6. Kanë shënuar 708 pikë dhe kanë pësuar 561 pikë nga ekipet kundërshta­re. Në ndeshjen e luajtur dje në derbin durrsak, ka dhuruar një tjetër fitore për Erzenin. Shijakasit kësaj radhe e kanë mposhtur Teutën në shifrat 3-0. E vetmja rezistencë e durrsakëve ka qenë në setin e dytë. Ashtu siç edhe pritej nga skuadra e trajnerit Sako, sfidën me Teutën e kaloi pa problem, duke e dominuar që prej fillimit. Në asnjërin prej seteve, Erzeni nuk e diskutoi fitoren, duke konfirmuar edhe një herë tjetër formën e mirë që po kalon. Skuadra shijakase ka shfrytëzua­r dhe pushimin që pati këtë javë skuadra e Partizanit për ta kaluar edhe në renditje, duke shkuar në vendin e parë me një pikë më shumë se Partizani. Gjithashtu janë luajtur dhe tri takimet e tjera në kryeqytet. Dy nga ndeshjet e kryeqyteti­t u zhvilluan në palestrën sportive "Farie Hoti". Në ndeshjen e parë, skuadra e Farkës ka humbur me miqtë nga Korça 1-3. Edhe pse kanë arritur të fitojnë setin e parë 2518, ata nuk kanë mundur dot të fitojnë të dytin, që kishte një rivalitet midis këtyre dy skuadrave. Kështu, seti i dytë është mbyllur 25-22 për korçarët. Në setin e tretë dhe të katërt, skuadra e Skënderbeu­t ka qenë më e qartë në gjuajtjet nga vija e parë, duke realizuar dhe pikët më të shumta. Kështu, 25-19 dhe 25-14 i ka dhënë fund duelit me Farkën. Pas kësaj ndeshjeje, në parket dolën dy skuadrat e tjera, Tirana me Elbasanin, që ka qenë një formalitet për ekipin kryeqyteta­s. Tirana ka arritur të marrë të tria setet lehtësisht, duke mos hasur aspak rezistencë, gjë që e tregojnë dhe pikët e kundërshta­rit në tri setet (75-42).

Në ndeshjet e fundit të luajtura në "Asllan Rusi", Studenti ka mposhtur Vllazninë 3-0. Lehtësisht ka mbyllur 20 setet e para, por në të tretin ka hasur rezistencë­n shkodrane, e cila ka zbukuruar dhe takimin. Vetëm pas pikës së 30-të skuadra e Studentit ka arritur të fitojë këtë set 3028 dhe gjithë takimin.

Roland Gjini, Melsi Mala

 ??  ?? Studenti - Vllaznia 3-0
Studenti - Vllaznia 3-0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania