Panorama Sport (Albania)

Botas “pole position”, në mes të shkretëtir­ës

-

Në Çmimin e Madh të Abu Dhabit, që do të zhvillohet sot në orën 14.00, nga vija e parë e startit pritet që sot ta nisë garën, Valteri Botas, i cili siguroi dje "pole position" në pistën e Jas Marina. Piloti finlandez i Mercedes dha kohën më të shpejtë në pistë 1' 36" 231 duke qenë i pakapshëm nga rivalët, madje edhe nga shoku i tij i skuadrës Luiz Hamilton, që u rendit i dyti. Makina gjermane ishte shumë e shpejtë, e meritoi rezultatin duke treguar se është favorite sot për ta fituar garën e fundit sezonale në Formula 1. I treti u rendit Sebastian Fetel me Ferrarin, por që s'pati asnjë shans të dyluftojë për "pole" në provat e sotme.

Në vijën e dytë, në krah të Fetelit do të jetë australian­i i Red Bullit, Daniel Riçiardo, i cili u rendit i katërti dhe kaloi në fund Kimi Raikonen me makinën tjetër Ferrari, që u rendit i pesti. I vetëm u rendit i gjashti Verstapen me Red Bullin, ndërsa në "top- 10" më të mirët janë renditur, Hulkenberg (Renault), Perez e Okon me "Force India" si dhe Masa me Uilliams. Piloti brazilian zhvillon sot garën e tij të fundit në Formula 1, pasi do të tërhiqet nga ky sport. Gara e sotme pritet që të jetë një duel mes dy pilotëve të Mercedes, që në provat e djeshme treguan se janë shumë më të shpejtë. Ndërkohë pilotët që u eliminuan nga sfida për "pole" janë Grosjan (Has), Gazli ( Toro Roso), Uerlejn e Erikson me Sauber si dhe Hartlej me Toro Roso. Kohën më të shpejtë në këtë sesion e dha Valteri Botas me Mercedes.

 ??  ?? Një çadër në pistë për pak mund t'i kishte kushtuar shtrenjtë njërit prej pilotëve të Red Bull
Një çadër në pistë për pak mund t'i kishte kushtuar shtrenjtë njërit prej pilotëve të Red Bull

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania