Panorama Sport (Albania)

Pritjet, Strakosha thyen De ean dhe Ter Shtegenin

Lë pas emra të njohur, sot rikthehet titullar ndaj iorentinës

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Performanc­at pozi tive me fanellën e Lacios për Thomas Strakoshën nuk janë më lajm, por sigurisht fakti që është i katërti në Europë për pritje, përbën lajm. Gardiani shqiptar ka arritur të renditet mes më të mirëve të kontinenti­t për sa u përket pritjeve që ka bërë deri tani. Portieri i Kombëtares shqiptare ka arritur të realizojë 51 pritje gjatë këtyre javëve të kampionati­t italian duke lënë pas tij emra shumë të mëdhenj në Europë si De Gea, Ter Shtegen, por edhe të tjerë që ruajnë portën e skuadrave të tyre. Madje, interesant është fakti që gardiani i Kombëtares shqiptare ka vetëm 5 pritje më pak sesa

portieri i parë në këtë listë. Listën e kryeson portieri Pavlenka i Verderit, i cili deri tani ka bërë 65 pritje. Në renditjen

e bërë nga "Eurofootba­ll", që merret me statistika­t e kampionate­ve në Europë, Strakosha parakalohe­t vetëm nga 3 portierë. Për fat të keq, shqiptari ka humbur podiumin e kësaj renditjeje për shumë pak pritje. Matia Perin renditet i dyti me 55 pritje, ndërkohë që Nikolasi i Veronës ka 53. Strakosha i katërti me 51, ndërsa në vendin e pestë është Shmolov i Frajburgut me 48 pritje.

TITULLAR- Pasi pushoi në ndeshjen e Ligës së Europës kundër Viteshes, ditën e sotme Strakosha pritet të jetë titullar kundër Fiorentinë­s. Lacio do të tentojë rikthimin te fitorja pas humbjes në javën e kaluar me Romën dhe Inzagi nuk dëshiron të bëjë eksperimen­te. Ai do të zbresë në fushë ekipin e tij më të mirë, që fillon me prezencën e Strakoshës në portë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania