Panorama Sport (Albania)

Ikardi: Sinjal rivalëve, telefonatë­s nga Reali? Nuk i përgjigjem...

-

Tashmë Interi "fluturon" në "krahët" e bomberit të tij. Shënon golin e 14-të dhe 15të në 14 javë të Serisë A (nga 28 të zikaltërve), kështu edhe ai gdhihet i pari në klasifikim (atë të golashënue­sve sezonalë), duke arritur Imobilen, me lacialin që ka sot shansin për t'u shkëputur.

"E DINI SI E MENDOJ UNË" - Në përfundim të sfidës, të vendosur sërish nga këmbët e tij, kapiteni ka shprehur gjithë gëzimin për mikrofonat e "Premium Sport": "Ndeshja ishte e ndërlikuar. Paraqitja në pjesën e parë na penalizoi disi. Më pas, me golin tim të parë, Kaljari u ndal, por megjithatë zhvilluan një ndeshje të mirë. Titulli? Bëjmë gjithmonë detyrën tonë, mendojmë vetëm për të fituar ndeshjet tona. Të tjerët duhet ta dinë që jemi edhe ne të ngjitur pas tyre dhe ndërkaq shijojmë një natë si të parët e klasifikim­it. Po rritemi, tashmë prej disa vitesh. Puna që kryejmë po

nxjerr frytet që shpresonim. Golat? Gjendem gati kur vjen topi, sot (dje) shënova një tjetër dopietë dhe jam i lumtur. Klauzola? Për këto çështje duhet të flisni me klubin, e dini të gjithë se si e mendoj unë. Nuk kam asgjë për të shtuar". Më pas, për "SkySport": "Nëse vjen një telefonatë

nga Madridi? Nuk do përgjigjes­ha…".

AUZILIO - Përpara startit të ndeshjes, i takoi Piero Auzilios, drejtorit sportiv zikaltër, të fliste për të ardhmen e bomberit dhe në veçanti për rrezikun e klauzolës: "Një kontratë të përjetshme? Rregullorj­a nuk na e le-

i jon, por ndoshta me shumë rinovime... Ajo që ka vërtet rëndësi është dëshira jonë dhe e Mauros, jo klauzola: dëshiron të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë dhe të fitojë me këtë fanellë". Më shumë se milionat e ofruar, pra, vlen zgjedhja e Mauritos.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania