Panorama Sport (Albania)

Montela do kokën e “demave”

“Kutrone dhe Silva janë e ardhmja e kuqezinjve, Bonuçi është lideri i mbrojtjes sonë”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

As 72 ore dhe Milanin e pret një tjetër sfidë. Pas kualifikim­it në Ligën e Europës, Montela u paraqit dje përpara mediave në prag të ndeshjes së sotme ndaj Torinos ( ora 15: 00), e vlefshme për javën e 14-të Serisë A.

Pas kualifkimi­t nis një cikël ndeshjesh "të lehta", jeni dakord?

Nuk shoh ndeshje të lehta dhe mes atyre që do të ndeshemi, Torino është ndër më cilësoret sepse ka lojtarë të fortë dhe një trajner të përgatitur.

Si paraqitet gjendja e skuadrës në këtë moment?

Ana psikologji­ke është e mirë, ajo fizike disi më pak, pasi po luajmë shumë shpesh. Disa lojtarë nuk janë në kulmin e tyre, por nuk do të kërkojmë alibi. Për fat, kalimi i fazës në grupe në Europë do të na lejojë të mendojmë për kampionati­n për ca kohë.

Në gjashtë muajt e fundit keni parë ndonjë Milan të ngjashëm me atë që fitoi Superkupën ndaj Juventusit?

Ajo ndeshje erdhi pas disa muajsh përgatitje, të cilat nuk ndërprites­hin çdo tri ditë nga ndeshjet në mesjavë. Sot nuk po punojmë dot si do të dëshironim, por sidoqoftë po çojmë përpara një ide lojë të atij që do të jetë Milani i së ardhmes.

Mes problemeve edhe shumë dëmtime, si e shpjegoni?

Janë një rastësi e pakëndshme, por mbeten pjesë e një sezoni. Me dëmtimet jemi brenda normës. Konti, Kalabria, Bonaventur­a, kanë pësuar trauma, ndërsa Kaliniç e nisi me vonesë fazën përgatitor­e, janë gjëra normale për një çdo skuadër.

Kur do të jenë Andre Silva dhe Kutrone titullarë në kampionat?

Ata janë shumë të rëndësishë­m për këtë skuadër, por janë edhe më thelbësorë në terma afatgjatë. Trajneri jam unë dhe e di që do të kritikohem, por titullarët i zgjedh në bazë të kundërshta­rit. Për disa lloje garash shoh më ekspert Kaliniçin, pastaj të mos harrojmë se Andre ka luajtur titullar në gjysmën e ndeshjeve që kemi luajtur deri më sot.

Ndaj Torinos do i riktheheni Bonaventur­ës dhe Susos pas një sulmuesi, apo spanjollit pas dy "pykave"?

Mundësitë janë të hapura për shumë variante, rëndësi ka që lojtarët të jenë mirë fizikisht, gjithsesi Suso me dy sulmues mund të luajë, por jo prapa tyre. Xhek dhe Suso janë lidhja mes Milanit të vjetër dhe atij të ri.

Bonuçi si ndihet pas gabimit ndaj Austrisë?

Ai zhvilloi një ndeshje të mirë dhe në rastin e golit ndërhyrja e tij, në dukje e lehtë, u ndikua nga një rrëshqitje e lehtë. Gabimet mund t'i ndodhin kujtdo, ai është një kampion dhe nuk kushtëzohe­t lehtë nga rrethanat. Skuadra arriti të përmbysë rezultatin dhe fiton 5-1 pasi ishe në dizavantaz­h, do të thotë që ka ndryshuar diçka. Sa i përket Leos, nesër (sot) pres të drejtojë repartin si gjithnjë, pavarësish­t një problemi të lehtë në gju.

 ??  ?? Fitorja e derbit të Milanos gëzoi interistët dhe dëshpëroi tifozët e Milanit, por nga ajo ndeshje ndër imazhet e mbetura në kujtesë është edhe ai i një djaloshi që qante me bluzën e Donarumës veshur. Disa javë më pas, nga ajo natë e dhimbmshe, Alfonso,...
Fitorja e derbit të Milanos gëzoi interistët dhe dëshpëroi tifozët e Milanit, por nga ajo ndeshje ndër imazhet e mbetura në kujtesë është edhe ai i një djaloshi që qante me bluzën e Donarumës veshur. Disa javë më pas, nga ajo natë e dhimbmshe, Alfonso,...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania