Panorama Sport (Albania)

Valverde: Humbim ose fitojmë, kampionati mbetet i hapur

Trajneri i Barcelonës karikon lojtarët

-

Ernesto Valverde dhe skuadra e tij përgatiten për duelin e parë direkt për titull, nëse mund të quhet kështu, pasi Valencia është skuadra e vetme që për momentin duket se shqetëson Barcelonën në renditje, duke e ndjekur nga pranë, me vetëm 4 pikë. Ata janë surpriza e këtij sezoni në Spanjë, por sido që të jetë, për trajnerin e katalanasv­e ajo do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat, sepse në fund do të vlejë tri pikë. Por mbi të gjitha, do të jetë një duel, që çfarëdo rezultati të ofrojë në fund, nuk do të mbajë hapur apo do të mbyllë luftën për titullin kampion. "Çfarëdo që të ndodhë, ka ende rrugë për të bërë në La Liga. Fitojmë apo humbim me Valencian, rezultati që do të ofrojë kjo ndeshje nuk do të ndikojë në luftën për titull. Këtë ndeshje e kemi përgatitur me përqendrim­in e duhur, sepse Valencia e meriton jo vetëm për traditën që ka si skuadër, por edhe për faktin e udhëtimit fantastik që po bën sivjet dhe cilësisë që ka në grup. Kjo ndeshje ka një rëndësi të madhe për ne, sepse

nëse kërkon të arrish te titulli, duhet të fitosh një numër të caktuar ndeshjesh dhe duhet të mposhtësh rivalë të nivelit të Valencias. Surpriza e sezonit? Realisht po, sepse të them të drejtën, nuk e prisja që të kishin një hap të tillë dhe ta mbanin gjatë, madje duke bindur në lojë. Ky fakt është një stimul i madh për ne, sepse ata

janë e vetmja skuadër që vërtet ecën me ne me një hap. Por e ritheksoj, kampionati është ende shumë i gjatë dhe çdo gjë mund të ndodhë. Në këtë moment, nuk mund t'i lejojmë vetes shpërqendr­ime të tepruara, sepse ndeshjet sa vijnë e ngjishen deri në fund të vitit, prandaj duhet të fitojmë sa më shumë përballje që të mundemi dhe ta mbajmë në distancë sa më të gjatë këdo që tenton të na afrohet. Jo vetëm Valencia, por edhe Reali dhe Atletiko e Madridit nuk janë dorëzuar dhe ashtu siç kaluan ata një fazë të vështirë, edhe neve mund të na ndodhë që të hasim në një moment problemati­k", u shpreh trajneri i Barcelonës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania