Panorama Sport (Albania)

Vuan Reali, e shpëton Ronaldo

Benzema dhe " R!" shënojnë sërish pas AP%EL(it, miqtë akuzojnë për një gol të anuluar

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Tre gola për tri pikë për Realin, por sa shumë vuajtje... Kundër Malagës, që në "Santiago Bernabeu" nuk kishte fituar kurrë, skuadra e Zinedin Zidanit arrin t'ia dalë me rezultatin 3- 2, por duke u kapur dy herë pas avantazhit të tyre. Kjo konfirmon se suksesi 6- 0 që mundën APOEL-in nuk ka zhdukur si me magji vështirësi­të evidente të kampionëve të Europës në këtë fillimsezo­ni. KASEMIRO "QETËSUESI" Pa Bejlin, Ramosin, Naçon dhe Asension, Zidan la jashtë edhe Modriçin dhe Sebajosin, duke vazhduar rrotacioni­n e gjerë që praktikon që nga fillimi i sezonit. Gjithsesi, nëse loja nuk është perfekte, të paktën Benzema konfirmon se e ka lënë pas shpatulla krizën e golit dhe pas 9 minutash, ai u gjend në vendin dhe në kohën e duhur, teksa topi i karambolua­r në traversë, pas goditjes së Ronaldos, u shty në rrjetë nga francezi, i cili festoi golin e dytë në kampionat. Ai që dukej si starti i një goleade mbaron pas 9 minutash, sepse Malaga barazon me Rolan. Gjithsesi, sapo tifozët vendës nisën vërshëllim­at e para për ekipin e tyre, ai që i qetëson shumë shpejt është Kasemiro, me kokë, pas goditjes së këndit të Krosit. Miqtë irritohen sepse pak sekonda më parë

kishin parë t'u anulohej një gol me kokë i Bajsit, pasi i ishte mbështetur në zonë Karvahalit, një vendim shumë i dyshimtë.

RIKTHEHET RONALDO Me pjesën e parë të mbyllur në avantazh, nga Reali i Madridit pritej më shumë agresivite­t në fraksionin e dytë të lojës, por ata që dinë të shfrytëzoj­në më së miri gafat e të zotëve të shtëpisë janë Malaga. Këtë herë, ai që gabon në markim është Varan, i cili i lejon Kastros që të kontrolloj­ë topin dhe të mposhtë portierin Kasija, i cili gjithashtu reagoi me shumë vonesë. Një dopio gabim madrilen dhe barazim 2-2 në të 58-ën. Në këtë moment, Zidan vendos të hedhë në lojë Modriçin, ndërsa Ronaldo gabon një gol gjysmë të bërë nga 3 metra. Episodi deciziv do të jetë ai i minutës së 75-të. Modriç merr një top në zonë dhe Hernandez e çekuilibro­n. Për arbitrin është penallti dhe nga pika e bardhë, Ronaldo sheh tentativën e parë me të djathtën që t'i ndalohet nga portieri, por "CR7" vrapon më shpejt se të tjerët te topi i rikthyer në lojë dhe me të majtën këtë herë tund rrjetën. Kaq mjafton që Reali të marrë tri pikë të vuajtura ndaj Malagës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania