Panorama Sport (Albania)

‘Magjistari’ Uillian shpëton Çelsin

Blutë e Kontes ruajnë distancën mbi të kuqtë, por humbasin terren nga Junajtid

- Përgatiti: LEDIO NASE

Çelsi arrin të barazojë 1- 1 në "Anfield", duke thyer ëndrrën për fitore të Liverpulit ( në avantazh deri në minutën e 85-të) në javën e 13-të të Premier Ligës. Pas një pjese të parë pa emocione të mëdha, ndeshja "ndizet" pas pushimit. Në të 64-n Salah firmos rrjetën e rezultatit të përkohshëm 1-0, por 5 minuta nga fundi Uillian (i sapofutur në fushën e lojës), arriti një goditje-kros që befasoi portierin Minjole, duke i lejuar Kontes të ruajë distancën prej 3 pikësh nga të kuqtë. Londinezët, megjithatë, humbasin terren nga Mançester Junajtid (që dje mori tri pikë me vuajtje në "Old Trafford" ndaj Brajtonit).

VRULL I TË KUQVE - Djemtë e Klopit nisen me marsh të lartë dhe shtyjnë Çelsin në gjysmëfush­ën e vet me një manovër agresive. "Tredhëmbës­hi" Salah-Starixh-Çembërlein, me Kutinjon në mbështetje të linjës "shkatërrue­se", krijon shqetësime­t e para për mbrojtjen e Kontes me pasime të shpejta dhe precize. Pavarësish­t zotërimit të dukshëm në favor të vendësve, është Çelsi që, megjithatë, krijon rastin e parë të pastër: Hazard lirohet me lehtësi jashtë zonës së rreptësisë dhe gjen hapësirën për të provuar të djathtën. Minjole gjendet i gatshëm dhe dërgon topin në goditje këndi. Blutë tregojnë se nuk kanë ardhur për "shëtitje", por janë djemtë e Klopit ata që shkojnë më pranë golit të avantazhit: disa momente përpara vërshëllim­ës së dyfishtë, në fakt, "ish"- i Salah "rrëqeth" Kurtuanë me një goditje që "qeth" edhe shtyllën.

"MAGJI" E UILLIAN - Me nisjen e pjesës së dytë, Liverpuli tregohet më deciziv, merr fuqi dhe, pasi vendos nën presion londinezët, gjen golin e avantazhit në minutën e 64-t. Pasimi i Kutinjos bllokohet nga Bakajoko, që me një prekje të paqëllimsh­me shërben

në mënyrë të pashmangsh­me për Çembërlein­in: sulmuesi shërben për "shigjetën" Salah, gati të dërgojë topin pas shpinës së Kurtuasë. Reagimi i Çelsit vjen me aktivizime­t e Fabregasit e Pedros: blutë ndjekin lojën e skuadrës së Klopit dhe shpesh bien pre e

"kurthit" të pozicionit jashtë loje (plot 5 herë). Me kalimin e minutave, situata për miqtë vështirëso­het, por Konten e shpëton "magjia" e Uillianit, që nxjerr "lepurin nga kapela" në të 85-ën me një konkluzion ndoshta pak të kërkuar, por megjithatë efikase: pasi i ikën

markimit në të djathtë, befason Minjolenë me një parabolë që përfundon nën këndin e portës. Në fund, Liverpuli i shkon pranë golit të fitores (sërish Salah provon me të majtën në limitin e zonës, largon Kurtua), por sfida përfundon në "paqe".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania