Panorama Sport (Albania)

Klop thumbon Konten

“Çelsi u mbrojt me 8 veta, arbitri nuk na lejoi të ndryshonim sistemin”

-

Duket se është shndërruar në një problem mbrojtja e avantazhit nga Liverpuli këtë sezon dhe Jyrgen Klop duhet ta korrigjojë menjëherë pjesën e menaxhimit të rezultatit nga 18 herë kampionët e Anglisë. Liverpuli dominoi një tjetër ndeshje, por në fund nuk u largua me atë që investoi dhe natyrshëm që tekniku gjerman është i zhgënjyer. "Do të më duhet pak kohë për të qenë i lumtur. Jam i kënaqur me paraqitjen, sesi e luajtëm ndeshjen, por është pak më e vështirë kur Çelsi luan me tetë mbrojtës pak a shumë", tha Klop, i cili gjen edhe shkaktarë të tjerë për rezultatin e skuadrës së tij: "Pas një jave të tillë ( i referohet udhëtimit të të dyja skuadrave në Ligën e Kampioneve), ishte një nga barazimet më të bukura që unë kam parë në jetën time. Të duhet pak fat dhe ne nuk e patëm atë sërish. Donim të ndryshonim edhe sistemin përpara golit të barazimit, por arbitri nuk na e lejoi. Donim të rreshtohes­him me pesë mbrojtës pas golit të avantazhit për të mbrojtur rezultatin dhe nuk është diçka e bukur që pësuam". Ishtekniku i Dortmundit e pranon se mbrojtja e rezultatit është pika që ai duhet të korrigjojë urgjentish­t në ekipin e Liverpulit: "Sigurisht që kur je në avantazh 1-0 në një ndeshje në shtëpi, atëherë duhet të fitosh tri pikët. Ky është problemi im për momentin. Ishte një ndeshje me të vërtetë e mirë, por në fund nuk duhet bërë dramë, sepse morëm një pikë ndaj Çelsit. Do të ketë një moment sonte ku unë do të mendoj se rezultati ishte i pranueshëm, por kurrsesi jo në këto momente që po flas".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania