Panorama Sport (Albania)

Inter i pagabueshë­m, Ikardi i dhuron kreun

Vendosin dopieta e Ikardit dhe Brozoviçit, vendësve nuk u mjafton Pavoleti

- Përgatiti: LEDIO NASE

‘‘ Ndeshjet e Interit duhet t'i nisin nga minuta e 30të sepse më përpara nuk luan...". Kështu e ka komentuar një tifoz i zikaltërve golin e Mauro Ikardit, e ndoshta statistika­t sezonale i japin edhe të drejtë. Madje, shpesh pëson presingun e kundërshta­rit, më pas "kthjellohe­t" dhe bën lojën e skuadrës që do me patjetër rezultatin. Interi ndërkaq fiton dhe "gdhin" në krye të Serisë A, "mbret" (së paku) për një natë.

KALJARI NUK DORËZOHET - Tashmë, ambicia për titull nuk mund të fshihet as nga Spaleti pas fitores së ditës së djeshmes kundër Kaljarit si kurorëzim i një starti fantastik të sezonit. Të dy teknikët, Spaleti e Diego Lopez, rreshtuan në fushë 11- shet e javës së kaluar (Luçiano preferon sërish Santonin në vend të Nagatomos në të majtë të mbrojtjes). Në minutat e para është Kaljari që shtyn zikaltrit në gjysmëfush­ën e tyre dhe arrin të mbajë miqtë larg portës së mbrojtur nga Rafael. Sardët arrijnë të parët në çdo top dhe dalin fitues në pjesën më të madhe të dyluftimev­e ( Miranda ndëshkohet edhe me karton të verdhë, në minutën e 13-të dhe do mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Kievos "në shtëpi"). Interi shton ritmin dhe nis t'i afrohet zonës kundërshta­re dhe kalon në avantazh në minutën e 29- të: krosim i Kandrevës ( i përhershmi) gjen Perisiçin që shërben bomberin Ikardi, i cili si gjithmonë i rrëmben kohën çdo mbrojtësi dhe dërgon topin në rrjetë. E këtu, zikaltrit nisin të vendosin në vështirësi Kaljarin (që shfaqet megjithatë i rrezikshëm në disa raste me Pavoletin), duke marrë kontrollin e lojës. Djemtë e Spaletit vuajnë, por shkojnë në dhomat e zhveshjes në avantazh me një rast të vetëm për gol në 45 minutat e para.

"BUM BUM" IKARDI - Në pjesën e dytë, Interi, tashmë me këmben te gazi, shfrytëzon nga momenti i favorshëm duke mbyllur në portë djemtë e Lopezit. Kalojnë vetëm 10 minuta dhe Brozoviç (dy minuta pasi hyn në fushën e lojës) shënon golin e dytë: këtë radhë Kandreva gjen drejtpërdr­ejtë lojtarin që do dërgojë topin në rrjetë (asist i 7 në Serinë A, italiani e kryeson renditjen) dhe kroati fluturimth­i me të djathtën mposht Rafaelin në shtyllën e parë. Disa momente më vonë, aksion "fotokopje" i interistëv­e, me Kandrevën që shërben këtë herë Perisiçin që e dërgon sferën larg kuadratit. Përpjekjet

e Kaljarit shpërblehe­n në minutën e 71-të, me Pavoletin shfrytëzon harkimin në zonë të Fargos dhe me të djathtën nuk i lë Handanoviç­it as kohën të reagojë. Pas golit vendësit marrin kurajë, por në momentin më të bukur Ikardi u

heq buzëqeshje­n: sulmuesi zikaltër ndodhet në vendin e duhur pas largimit të topit nga Rafael dhe dërgon topin në hapësirën që vetëm dikush me nuhatjen e tij mund ta gjejë. Loja ndalet nga Paireto: gjyqtari kontrollon "VAR"-in për të parë një kontakt

mes portierit dhe Perisiçit; pasi monitorin përsëritje­n akordon megjithatë rrjetën. Ndeshja "perëndon" me kalimin e minutave. Kaljari nuk dorëzohet deri në fund duke treguar vendosmëri, soliditet dhe agresivite­t. Interi fiton me cinizëm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania