Panorama Sport (Albania)

“Luftë” “Luftë” në në Laç, Laç, Kukësi rikthehet rikthehet i i dyti dyti mes mes dhunës dhunës

Shpërdoroj­në kurbinasit, sa vuajtje për kampionët!

- SKERDILAID SULOZEQI

Goditen Goditen me sende sende të të forta forta mbrojtësit mbrojtësit Idrizi Idrizi e e Alla, Alla, si si dhe dhe mesfushori mesfushori Kale. Kale. Pas Pas ndeshjes ndeshjes gjakosen gjakosen edhe edhe dy dy tifozë tifozë të të Kukësit Kukësit prej prej gurëve gurëve që që vinin vinin nga nga jashtë jashtë stadiumit. stadiumit. Sfidën Sfidën e e vendosi vendosi Shameti, Shameti, gjyqtari gjyqtari gaboi gaboi te te penalltia penalltia dhe dhe u mohoi mohoi një një tjetër tjetër kurbinasve kurbinasve

Ritëm, emocione, po lemika dhe një pe nallti e humbur ishin ato që kishte rezervuar ndeshja e djeshme e luajtur në Laç mes vendësve dhe Kukësit. Këta të fundit janë rikthyer të fitorja pas katër javëve duke triumfuar me vështirësi. Një gol i shënuar nga Shameti në minutat e para të takimit, u ka mjaftuar kampionëve që të sigurojnë një trepikësh qetësie që i rikthen në vendin e dytë. Ndërsa kurbinasit nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e rrjetës, edhe pse kanë luajtur në sulm gjatë gjithë ndeshjes dhe kanë krijuar volum të madh loje. Por, para portës kundërshta­re, të besuarit e trajnerit Mezani janë treguar të pasaktë. PJESA E PARË Verilindor­ët ndoshta nuk e kishin menduar në asnjë moment se mund ta gjenin aq shpejt golin në fushën e vështirë të Laçit, por ja që fati dje ishte në anën e tyre. Minuta e katërt dhe Bakaj kroson nga këndi dhe gjen Shametin, i cili i shkëputet mbulimit të Gjonit dhe me kokë gjuan saktë një top që pasi përplaset në tokë, ndalet në rrjetë. Ka festë te miqtë, ndërsa vendësit nuk dorëzohen lehtë dhe nisin ofensivën në drejtim të portës së Koliçit. Eskerda, Uzuni e Nika mundohen të vendosin në provë portierin Koliçi, por ky i fundit është në ditën e tij më të mirë dhe gati atëherë kur i kërkohet, pasi në të shumtën e rasteve gjuajtjet e lojtarëve kurbinas nuk janë të sakta. Me kalimin e minutave, loja zhvendoset në mesfushë, por duhet theksuar se kurbinasit kanë epërsi në aksionet sulmuese. Milinkoviç ka udhëzuar të besuarit e tij të shfrytëzoj­në kundërsulm­in. Fundi i pjesës së parë vjen shpejt dhe pikërisht në minutat shtesë kurbinasit kanë mundësinë e artë për të barazuar shifrat. Aksion i gjatë i Laçit dhe Uzuni gjen Qaqin. Ky i fundit ka mbulimin e Shametit dhe rrotullohe­t për të pasuar në një nga shokët e skuadrës, por topi ndalet me dorë nga Shameti. Kryesori akordon 11metërsh, por Eskerda nga pika e bardhë gabon dhe e nxjerr sferën jashtë.

PJESA E DYTË

Laçi e nis fraksionin e dytë

të takimit aty ku la të parin dhe Rexhinaldo bën një lëvizje të bukur në zonë në minutën e 59-të, duke u rrotulluar, por gjuajtja e tij është mbi traversë. Kurbinasit janë agresivë, por rastin më të pastër në këtë pjesë të dytë për

të dyfishuar shifrat e kanë miqtë. Në të 62-ën, Musolli nis një kundërsulm të shpejtë dhe jep një asist për Alijevin, i cili përballë portierit Selmani nuk arrin të shënojë, pasi topi përplaset në trupin e këtij të fundit. Topi shkon te Bakaj, por

mesfushori, edhe pse me portën pothuajse të boshatisur, gjuan mbi traversë. Me afrimin e fundit të takimit, Kukësi mbrohet me forca të shumta, ndërsa Laçi vazhdon të sulmojë dhe tre minuta nga fundi i kohës së rregullt do të

ketë në tjetër mundësi për të dalë me një pikë nga kjo ndeshje. Eskedra gjen hapësira në krah dhe fut një top rrafsh me tokën në zonën mike dhe Shameti në tentativë për ta larguar, për pak se nuk e fut në rrjetë.

 ??  ??
 ??  ?? Kale del i gjakosur nga fusha pas një goditje me gurë nga tifozët e Laçit
Kale del i gjakosur nga fusha pas një goditje me gurë nga tifozët e Laçit
 ??  ?? Një prej tifozëve të Kukësit merr ndihmën e parë nga mjekët e skuadrës
Një prej tifozëve të Kukësit merr ndihmën e parë nga mjekët e skuadrës
 ?? Foto: F. Hazizllari ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Foto: F. Hazizllari Çast nga ndeshja e djeshme
 ?? FOTO: F.K. Kukësi.al ?? Lojtarët e Kukësit duke festuar golin
FOTO: F.K. Kukësi.al Lojtarët e Kukësit duke festuar golin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania