Panorama Sport (Albania)

Çmenduria e Dortmundit, nga 0, barazohet nga Shalke

-

Në mesjavë të gjithë mbetën të befasuar nga barazimi i Sevijes në Champions, pasi ishte duke humbur 0-3 në pjesën e parë ndaj Liverpulit. Por Dortmund-Shalke kaloi çdo parashikim. Emocionet nuk mund të përfundojn­ë në derbin e Ruhrit, kryendeshj­en e javës së 13të të Bundesligë­s: Në Dortmund, Shalke barazon rezultatin 4-4 në minutën e katërt të shtesës. Edhe kjo do mjaftonte që të ishte një mrekulli, por ajo që e bën më të çmendur këtë rezultat, është sepse pas një ore loje, blutë mbretërorë ishin në disavantaz­hin e 4 golave. Me këtë rezultat, skuadra e Tedeskos humbet kontaktin me Lajpcigun e vendit të dytë, por ruan distancën +3 nga rivalët verdhezinj.

8 GOLA - Dhe presioni mbi trajnerin Bosh tani është asfiksues, por edhe mbi lojtarët dhe në veçanti Obamejang. Sulmuesi u tërbua në pjesën e parë: në 12' shënon golin e parë, në 20' dhuron asistin për Gëcen që shënon golin e tretë (mes tyre edhe autogoli i Stambulit pas krosimit të Shahin). Pesë minuta më vonë Guerreiro kompleton "poker"-in. Por në minutën e 72-të, Obamejang ndëshkohet me karton të kuq kur rezultati ishte 4-2. Burgshtale­r u duk

sikur shënoi golin e nderit pas një ore lojë dhe 4 minuta më vonë Harit shkurtoi sërish. 4-3 vjen në minutën e 86-të dhe e realizon Kalixhuri me një të majtë të shkëlqyer. Arbitri jep 7 minuta shtesë dhe Naldo në minutën e 94- ët ngre peshë tifozët e

Shalkes. Në "Signal Iduna Park" mbyllet mes nervozizmi­t të lojtarëve (Fehrman provokoi tifozët e Dortmundit duke festuar përpara tyre). Një derbi si ky ndodh njëherë në jetë dhe me të drejtë "Bild" e quante "derbi i shekullit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania