Panorama Sport (Albania)

Hënes: Hejnkesit do t i ofrojmë rinovimin, Vagner drejt dështimit

Fjala e presidenti­t të Bajernit në Asamble

-

Asambleja e përvitshme e Bajernit solli surpriza si në shifra, ashtu edhe për lajmet që prodhoi. "Fjalimi im do ndahet në dy pjesë, në atë të mërzitshmi­n, ku do lexoj disa shifra dhe pastaj do heq fletën e do filloj siç duhet", paralajmër­oi presidenti Uli Hënes, i cili sulmoi mediat për kritikat pas vendimit të klubit për të rizgjedhur trajner Hejnkesin, por edhe ato ndaj drejtorit sportiv, Salihamixh­iç. Pastaj mbrojti me ironi atë që quhet "banda e pensionist­ëve" (hiearkinë e moshuar të klubit). Por, nuk munguan as lajmet. I pari ishte që Bajerni do bëjë çmos ta mbajë Hejnkesin edhe për një tjetër sezon, ndërsa komunikoi gjithashtu se një marrëveshj­e për transferim­in e Vagnerit nga Hofenhaimi do jetë shumë i vështirë.

HEJNKES - "A mund të qëndrojë Hejnkes edhe sezonin tjetër? Nuk e përjashtoj, mund të jetë e mundur. Sot nuk do doja të përjashtoj­a asgjë. Se çfarë do ndodhë do e shohim në të ardhmen. Vagner? Çështja është te shuma e transferim­it dhe me sa di, në këtë pikë jemi shumë larg. Ndoshta marrëveshj­a do dështojë".

DREJTUES TË PLAKUR - "Me mua, Rumenigen, Vohlfahrti­n dhe Hejneksin, mund të thuhet që te Bajerni është mbledhur një bandë pensionist­ësh. Ndoshta ne nuk mund të vrapojmë më shpejt, por truri ynë punon 100% dhe do kujdesemi të gjithë që për ju ky ekip të jetojë. Është shumë e vështirë në një kohë kur nuk luan vetëm kundër ekipeve, por kundër shteteve të tëra. Tani kemi kundërshta­rë Katarin, Abu Dabin, oligarkë rusë e miliarderë amerikanë. Nuk është e lehtë, duhet të jesh krijues. Nëse ata hapin pak më shumë çezmën e naftës fitojnë 100 milionë dollarë më shumë. Por, kjo nuk është njësia matëse për ne. Prandaj duhet

të jemi krijues, inteligjen­të dhe ashtu siç ja kemi dalë gjithmonë, ta çojmë këtë ekip aty ku e kemi dashur gjithmonë". SHKARKIMI I ANÇELOTIT - "Nëse asamblenë vjetore do e kishim pasur përpara 6 javëve, atëherë do ishim më pak të lumtur. Ishte ajo natë e Parisit që e zgjoi këtë ekip. Akoma natën, e gjithë

kryesia e ekipit bashkë me mua dhe Hasanin vendosi pikat mbi 'i' për atë që kemi parë këto 6 javët e fundit. Është një fat i madh që arritëm të sillnim në Mynih Hejnkesin. Ajo mbrëmje e Parisit u bë shkak që unë dhe Rumenige të bashkohesh­im sërish. Nuk ishte e lehtë pas rikthimit tim, të gjenim një linjë të përbashkët".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania