Panorama Sport (Albania)

Vllaznia dy “shkelma” krizës, Kamza për Europë

Kamzalinjt­ë përmbysin Lushnjën me një super-Plaku, Dedja akuzon arbitrin

- ADMIR URUÇI

Vllaznia i është rik thyer rrugës së fi toreve, pasi dje ka arritur të sigurojë një tjetër trepikësh të domosdoshë­m përballë Luftëtarit në stadiumin "Loro Boriçi". Nën një shi të rrëmbyeshë­m, kuqeblutë kanë triumfuar dhe i janë shkëputur fundit të tabelës së klasifikim­it, ndërsa kanë zhytur aty Luftëtarin që, edhe pse është munduar shumë dhe ka shpenzuar energji, nuk ia ka dalë të marrë të paktën një pikë në këtë ndeshje. Tashmë bluzinjtë e shohin veten tri pikë larg mbijetesës, çka e vështirëso­n edhe më shumë punën e tyre në aspektin psikologji­k për ndeshjet e ardhshme.

PJESA E PARË

Me objektivin e vetëm për të fituar në shtëpi, Vllaznia hidhet në sulm që në minutat e para dhe goli nuk do të vonojë. Në minutën e 8-të, Lika merr përsipër të ekzekutojë një goditje dënimi në distancë të konsiderue­shme nga porta e Ruçit. Mesfushori kroson një top, i cili merr një trajektore të rrezikshme dhe, duke përfituar nga një devijim i lehtë i Ramadanit që, gjithsesi nuk i ndryshon drejtimin, përfundon në rrjetë. 1-0 dhe shkodranët nisin festën, por trajneri Gjoka kërkon përqendrim, ndërkohë që bluzinjve u duhen pak minuta për të marrë veten, çka bën që vendasit të rrezikojnë edhe një herë tjetër me një gjuajtje të Gurishtës me kokë, por këtë herë portieri tregohet i kujdesshëm. Pas minutës së 20-të, Luftëtari reagon dhe nis ofensivën në drejtim të portës kuqeblu, por Bregu e Abazaj nuk kombinohen mirë me njëri-tjetrin, ndërsa Zguro e Rroca janë shumë larg tyre. Kjo u jep mundësi shkodranëv­e që të kenë më shumë hapësira në prapavijën kundërshta­re, por nuk tregohen të saktë, pasi Çinari në minutën e 34-t do të shpërdoroj­ë një rast të artë përballë portierit mik. Dhe kur nuk shënon e pëson. Tre minuta nga fundi i pjesës së parë, Bregu merr përsipër ekzekutimi­n e një goditje dënimi nga një distancë prej më shumë se 20 metra. Sulmuesi bluzi nxjerr nga repertori i tij një silurë dhe e dërgon topin atje ku portieri Ruçi nuk mund ta ndalte. Barazimi bën që bluzinjtë të shkojnë të qetë në dhomat e zhveshjes. PJESA E DYTË Fraksioni i dytë i takimit është më i mirë për Luftëtarin.

Bluzinjtë kërkojnë me ngulm edhe golin e fitores. Bregu, në minutën e 54-t, kroson saktë në zonën kundërshta­re dhe Lamçe me kokë në rënie e sipër gjuan me kokë një top që, pasi përplaset në tokë, shkon në duart e portierit. Tri minuta më vonë do të jetë vetë Bregu, i

cili këtë herë provon me një gjuajtje nga distanca, por është i pasaktë. Me kalimin e minutave, në këmbët e lojtarëve nis të ndihet dhe lodhja ndikuar edhe nga terreni i rënduar prej shirave. Megjithatë, Abazaj në minutën e 71-të vë në provë

Selimajn me një gjuajtje të fortë nga kufijtë e zonës, por ky i fundit arrin të grushtojë. Kur dukej se ndeshja do të shkonte në një barazim, vjen goditja fatale për miqtë. Një krosim nga krahu i majtë i sulmit i Hajdarit kthehet në asist për Likën, i cili në shtyllën e dytë i ka shpëtuar

mbulimit të Zguros dhe, sapo topi prek tokën, e gjuan fort në drejtim të portës kundërshta­re, ku Ruçit i kalon sfera mes duarve dhe përfundon në rrjetë. Te kuqeblutë ka festë, ndërsa minutat e mbetura nuk sjellin golin e barazimit për Luftëtarin.

 ??  ?? Lojtarët e Vllaznisë festojnë golin e parë
Lojtarët e Vllaznisë festojnë golin e parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania