Panorama Sport (Albania)

Tifozët i puthin dorën, tani është “Don Ikardi”

Protagonis­t brenda dhe jashtë fushe, me dopietën në Kaljari arrin shifra të frikshme

- Përgatiti: LEDIO NASE

Mesatare pikësh për titull, klas ifikim për rekord dhe një grup që duket gjithmonë e më shumë i bashkuar. Pikërisht te ky i fundit pasqyrohet merita e madhe e Luçiano Spaletit, i aftë të rindërtojë një skuadër që deri pak muaj më parë ishte vetëm "hija" e asaj aktuales. Një tjetër provë e drejtpërdr­ejtë vjen edhe nga njeriu më i rëndësishë­m, Mauro Ikardi, i cili me dopietën në Kaljari arriti kuotën 15 në klasifikim­in e golashënue­sve. Kapiteni i zikaltërve, në shoqërinë e bashkëshor­tes- menaxhere Vanda Nara, i ka lejuar vetes disa orë relaksi në Firence për të mbështetur Roçio Rodrigezin, gruan e shokut të skuadrës, Borha Valero, e angazhuar dje në maratonën e organizuar në bregun e lumit të Arnos.

SI "MBRET"

Në Firencë, gjatë maratonës së "Lady" Valeros, Ikardi, pavarësish­t shiut të madh, është vendosur në krah të rrugës me një trumbetë si tifoz i vërtetë. Duke bërtitur me zë të lartë "Vamos Rooo" për të mbështetur partneren e mikut spanjoll. Një "kartolinë" e bukur, po ashtu si ajo puthje në dorë që nga një prej maratonist­ëve i ka rezervuar në mes të manifestim­it. Dhe "Don Ikardi" ia ktheu me buzëqeshje. Pra, situata tek Interi nuk mund të ishte më e mirë. Dhe e konfirmojn­ë episodet dhe statistika­t... "mbretërore".

RITMI I BOMBERIT Në këto 14 javë të para, skuadra e Spaletit ka mahnitur për soliditeti­n e shfaqur, veçanërish­t në repartin e mbrojtjes ( vetëm 10 gola të pësuar). Por, është pa dyshim numri 9 një nga nismëtarët e "rilindjes" që i vendos zikaltrit mes pretendent­ëve për titull. Edhe në sezonet më të vështira të

zikaltërve, sulmuesi nuk ka reshtur asnjëherë së shënuari rregullish­t: për krahasimin e radhës me goleadorët interistë, kapiteni ( duke cituar statistika­t e Opta- s) është lojtari i tretë zikaltër që ka shënuar së paku 15 gola në katër kampionate

radhazi të Serisë A, pas Istvan Najers ( mes sezoneve 1949-' 53) dhe Xhiuzepe Meacës ( mes 1930-' 36). Ndër të tjera, me dy golat në Sardenjë, bomberi argjentina­s ka në total pesë dopieta ( kundër Fiorentinë­s, Romës, Sampdoriës,

Atalantës dhe Kaljarit) dhe një tripletë ( ndaj Milanit në derbi) për këtë sezon: askush në Europë nuk është dalluar për një statistikë të tillë këtë sezon. Shifra të jashtëzako­nshme, duke menduar që Maurito është vetëm 24 vjeç.

 ??  ??
 ??  ?? Duhet të ketë qenë vërtet një vegim ai Mauro Ikardit për tifozin zikaltër, gjatë Maratonës së Firences pasditen e djeshme. Një shans për t'u kapur… me vrap. Në fakt, fansi (maratonist) është ndalur menjëherë për ta takuar, madje duke u ulur në gjunjë...
Duhet të ketë qenë vërtet një vegim ai Mauro Ikardit për tifozin zikaltër, gjatë Maratonës së Firences pasditen e djeshme. Një shans për t'u kapur… me vrap. Në fakt, fansi (maratonist) është ndalur menjëherë për ta takuar, madje duke u ulur në gjunjë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania