Panorama Sport (Albania)

Valencia merr 1 pikë, arbitri çmend Barçën

Leo Mesit i anulohet një gol i rregullt, por Alba e shpëton nga humbja e parë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Emocione, polemika dhe rivalitet në "pjatën" e fortë të javës së 13-të të La Ligas. Një barazim që e lejon Barcelonën të mbajë distancën e njëjtë me Valencian, por i jep shpresë Realit. Skuadra e Marselinos mund të bënte goditjen e madhe pas nisjes spektakola­re në pjesën e dytë falë golit të Rodrigos, por katalanasi­t ia dolën të merrnin 1 pikë në minutat e fundit. Hordi Alba shënoi një gol spektakola­r pas asistit të Mesit. Rezultat i hidhur për blaugranët që u tërbuan për një gol të anuluar të Mesit në pjesën e parë. Topi kishte kaluar vijën fatale më shumë sesa 30 centimetra, por Neto e largoi dhe arbitri nuk e akordoi. Barcelona vazhdon të qëndrojë në krye me katër pikë më shumë sesa Valencia.

GOL FANTAZMË - Valencia zgjedh të qëndrojë në mbrojtje duke ua lënë iniciativë­n katalanasv­e, por pa hequr dorë nga presingu i lartë me sulmuesit. Megjithatë, topin e kishin në këmbë gjithmonë lojtarët e Barcelonës dhe e qarkulloni­n mirë në hapësira të ngushta. Paulinjo dhe Rakitiç japin shkëndijat e para, pastaj vjen rasti më i diskutuesh­ëm. Mesi godet fort dhe Neto nuk e kontrollon dot topin, i cili kalon vijën fatale. Mesi fillon të festojë, por portieri i Valencias largon topin dhe loja vazhdon normalisht. Madje, Zaza mund të shënonte në aksionin pasardhës.

GOLAT- Katalanasi­t reagojnë, por Valencia është e fortë fizikisht dhe nuk i lejon të dalin në lojën e tyre. Guedes ishte në një mbrëmje të artë dhe në krahun e djathtë bënte çfarë të donte. Pas një kombinimi mes tij dhe Gaja vjen goli. Ky i fundit pason për Rodrigon dhe ai e devijon në rrjetë. Shpërthen festa në "Mestaja". Por, zgjat shumë pak. Leo Mesin këtë herë nuk e ndal dot askush. Jep një pasim të artë për Albën, i cili kishte avancuar deri në zonën e Valencias dhe e devijon topin fluturimth­i

në rrjetë. Pllakos heshtja në stadium, por Valencia ka raste të tjera për të shënuar, të cilat nuk i shfrytëzon siç duhet. Zaza na sekondat e fundit nxitohet duke goditur shumë keq topin dhe ndeshja përfundon në barazim 1-1. Fitues nuk kishte, por spektakël po.

 ??  ?? Goli i shënuar nga Mesi, por nuk u akordua nga arbitri
Goli i shënuar nga Mesi, por nuk u akordua nga arbitri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania