Panorama Sport (Albania)

Sentamu kapiten, Ze Maria: Ja pse e zgjodha

“Nuk ka çështje, çdokush mund të mbajë shiritin”

- JETMIR HALILAJ

Shiriti i kapitenit ka qenë gjithnjë një çështje e nxehtë te Tirana. Ndoshta jo sa një dekadë më parë, kur në fushën e blertë zbrisnin lojtarë kalibri si Muka, Alimehmeti, Dede, Sinani, Salihi, Sina, Patushi, Xhafaj, Lila etj., por gjithsesi edhe sot është e ndjeshme. Prandaj, edhe pas ndeshjes...

Shiriti i kapitenit ka qenë gjithnjë një çështje e nxehtë te Tirana. Ndoshta jo sa një dekadë më parë, kur në fushën e blertë zbrisnin lojtarë kalibri si Muka, Alimehmeti, Dede, Sinani, Salihi, Sina, Patushi, Xhafaj, Lila etj., por gjithsesi edhe sot është e ndjeshme. Prandaj, edhe pas ndeshjes me Shënkollin u diskutua gjatë vendimi i trajnerit Ze Maria për t'ia dhënë shiritin Junus Sentamut. Sulmuesi realisht ka bërë mirë që nga koha kur ka veshur këtë fanellë, por nëse ke Kërçikun, Dajën apo ndonjë tjetër në fushë, që mbi të gjitha kanë shumë më tepër kohë te Tirana se sa ugandezi, atëherë natyrisht nisin hamendësim­et, kritikat dhe shfryrjet. Por për dreq, rrjetet sociale dhe media online nuk të ndihmon që situata të kalohet thjesht me komente tifozësh. Të ndjeshëm për hierarkinë e Tiranës janë edhe ata që dikur e kanë veshur atë fanellë. Nuk dalin hapur ndoshta, por diçka ndër dhëmbë mund ta murmurisin. Po, po, edhe sot që skuadra është në Kategorinë e Parë dhe nuk e shohin me "lupë" si më parë. Për ta sqaruar çështjen e kapitenit, "Panorama Sport" bisedoi me trajnerin Ze Maria. I befasuar disi nga përmasat që ka marrë vendimi i tij në rrjetet sociale, braziliani shpjegoi se përse në mungesë të Karabecit dhe Likës vendosi t'ia japë shiritin 22-vjeçarit nga Uganda.

Mister, çfarë ndodh me çështjen e shiritit të kapitenit te Tirana?

Nuk ka asnjë çështje. Në mungesë të kapitenit (Karabeci) dhe zv/ kapitenit ( Lika), vendosa që shiritin t'ia lë Sentamut.

A ka një hierarki në skuadër, apo shiriti mund të ndryshojë në varësi të situatave, apo qoftë edhe preferenca­ve tuaja?

Natyrisht që ka hierarki, por së pari më lejoni të them se kjo nuk është një çështje e juaja (i referohet medias) dhe nuk ka pse të diskutohet një vendim i tillë në mënyrë kaq të stërzgjatu­r.

Në fakt, kjo çështje është trajtuar me bujë në qarqe të ndryshme të tifozërisë së Tiranës dhe ne, për të qenë korrektë, po ju pyesim për të hedhur sadopak dritë dhe për të qenë sa më korrektë...

Atëherë po ju them se ishte një vendim i imi i zakonshëm. Në mungesë të dy liderëve, vendosa t'ia jepja shiritin një djaloshi të ri, si Sentamu, i cili ka bërë realisht mirë në këto javë kampionat dhe unë thjesht doja

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania