Panorama Sport (Albania)

Miliona euro te Skënderbeu, Takaj: Ja sa kemi fituar

-

Presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, thotë se investimet e deritanish­me të Skënderbeu­t ende nuk kanë dhënë frytet që priten. Ai shprehet se të ardhurat kanë qenë të konsiderue­shme, por nuk mund të flitet akoma për fitime, pasi klubi korçar, sipas tij, deri tani ka investuar shumë për të qenë konkurrues në arenën europiane. I ftuar në "Supersport" në "Zona Gol", ai ka folur edhe për arbitrat. "Ankesat për arbitrat janë kudo. Jo vetëm te ne, por gjithandej. Çështja është që ne këtu nuk vendosim dot disa rregulla. Jo çdokush mund të dalë pas ndeshjes dhe të akuzojë arbitrin apo institucio­net. Këtu ndërhyn federata dhe duhet të ndërhyjë. Nuk mund të vazhdohet kështu, sepse po shkatërroj­më produktin tonë", ka thënë ai. Sa para keni fituar nga futbolli?

Për të fituar në futboll është shumë e vështirë, sepse ne jemi në hapat e parë të futbollit. Të atij futbollit të vërtetë. Për të fituar në futbollin e madh duhen investime të mëdha. Ne nuk jemi duke fituar, por jemi duke investuar. Nuk ka fitime, ka të ardhura dhe shpenzime të mëdha. Që të fitosh në nivele europiane, atëherë duhet të investosh shumë. Ke të bësh me një tjetër standard dhe tjetër nivel. Të gjitha këto nuk bëhen me fjalë, por me investime.

Ermal Toti ka qenë një gazetar i juaji (i referohet kohës kur ishte drejtues i TVA-së)...

Po, ka qenë një "blerje" e jona... qesh.

A janë të ardhurat tuaja në gjithë këto vite rreth 15.3 milionë euro nga merkato dhe nga shitja e lojtarëve? Llogaritë e publikuara nga ju nuk korrespond­ojnë fort me ato të financave tona... (qesh). Por le të flasim pak për rrugën se si shkohet te financat. Kur e morëm Skënderbeu­n së bashku me Zeqon, futbolli ka qenë i mjerë. Ishte një gropë e madhe, ku vetëm shpenzoje. Për çfarë? Për të mbajtur një futboll dhe një publik pa asnjë vlerë. Ishte një fondacion bamirëse, por bamirësi argëtimi dhe jo për dikë në nevojë. Ne e provuam dy vite me Zeqon dhe na ka mbetur në mendje ndeshja me Debrecenin. Aty menduam se mund të bënim diçka edhe në Europë. Vitin tjetër iku Zeqo, por unë kisha bindjen se mund të bënim diçka. Në vitin tim të parë shkuam deri në "play off" të Ligës së Europës, por u dogjëm për një penallti. Por aty pamë se mund të bënim diçka sepse shkuam realisht larg për mundësitë tona. Vendosëm një bast me veten se, për tri vite, do të ishim në grupe. Sërish u dënuam në ndeshjen kundër BATE Borisov, por ama një vit më pas e arritëm. Kaluam nga Champions-i, jo si këtë herë që ishte shumë e vështirë. Por gjithsesi e madhe ishte edhe ajo arritje. Më pas erdhi viti që u dënuam dhe më pas erdhi ky vit, që është më i suksesshmi në historinë e Skënderbeu­t. Deri tani kemi qenë shumë të suksesshëm.

A keni ndonjë peng?

Me pak fat mund të kishim bërë diçka më shumë në grupe. Ne, gjithsesi, kemi ecur shumë mirë. Jam i kënaqur.

Çfarë nuk shkon këtu te ne?

Të ardhurat. Nga e drejta TV ekipi kampion merr 78 mijë euro, ndërsa nga FSHF merr 100 mln euro. Këto janë shifra qesharake. Një lojtar nuk e paguan dot me kaq para...

Si mund të ndryshojë kjo?

Të mos flasim gjithnjë në tym dhe me kokë të nxehtë. Kur jemi nën stres flasim keq dhe themi edhe fjalën e fundit. Edhe unë e kam bërë këtë gabim, sepse po njollosim produktin tonë. Edhe unë e kam bërë këtë gabim, e pranoj. Nuk kemi sponsorë...

Pse nuk kemi sponsorë?

Sepse ne nxijmë çdo gjë. Ka Kosova sponsor, ndërsa ne jo, edhe pse niveli i futbollit është goxha më i lartë këtu. Nuk shkon kjo punë.

Si funksionon klubi juaj? Kush i përzgjedh lojtarët, ju apo trajnerët që vijnë?

Skënderbeu ka stafin që merret me merkaton. Por ne nuk merremi me merkaton as muajt e fundit dhe as javët e fundit. Ne merremi me merkaton qysh në fillim. E dimë kush do blihet dhe kush do shitet, apo kush do të largohet. Ne kemi informacio­n për çdo lojtar, që nga mosha 16 vjeç dhe deri në troje të tjera. Po ju them se jemi duke punuar për Europën për qershorin. E dimë se cilin lojtar do të largojmë dhe cilin do të mbajmë, apo cilin do të afrojmë.

A është Partizani rivali më i sikletshëm për ju?

Është skuadër shumë e fortë, sepse është ndërtuar për trofe. I tillë mund të jetë edhe tani, pavarësish­t se mund të jetë në moment vështirësi­e.

A e shihni Flamurtari­n si skuadrën ideale të vendit të dytë? Rezultatet dhe loja e Flamurtari­t flasin qartë që janë një ekip shumë i mirë dhe do të jenë konkurrues i kampionati­t.

Më mirë të kalosh grupet e Europa Ligës, apo të hysh në grupet e Champions-it?

Duam të hyjmë brenda në grupet e Champions-it.

Tirana apo Korça si qytet?

Korça të ofron qetësi. Më përshtatet më shumë mua dhe Skënderbeu­t. Fakiç apo Qormemeti?

Të dy bashkë, janë të ndryshëm, por plotësojnë njëri-tjetrin. Sportingu i Lisbonës apo Dinamo e Kievit?

Dimamo e Kievit.

Mesi apo Ronaldo?

Mesi.

Gjici apo Demi?

Gjici.

Jemini apo Jorgji?

Jorgji.

Duka apo Armando?

Preferoj Armando si person dhe jo atë zyrtarin.

Josa apo Daja?

Nuk flas dot sepse janë shumë të ndryshëm. I kam miq, por janë të ndryshëm.

Shkëmbi apo Shehi?

Nuk kam marrëdhëni­e personale me ta. Janë të dy kapitenë të mëdhenj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania