Panorama Sport (Albania)

Ja historia e 114 përballjev­e mes Partizanit dhe Skënderbeu­t

-

* Plot një dekadë është dashur që Skënderbeu, pasi kishte kaluar 20 ndeshje radhazi (në vitet 1947-1957), të mbërrinte te fitorja e parë ndaj Partizanit, skuadër që në vitet e para ka qenë tepër "e frikshme" përballë çdo kundërshta­ri.

* Ndër fitoret më të spikatura janë ato me përfundime të thella në favor të të kuqve. Konkretish­t 7-0 në 1948, 6-1 në 1949, një vit më pas 8-1, rezultat ky i arritur në Korçë. Më pas ka fituar Partizani po 5-0 në Korçë në 1952, 6-1 në 1953, kurse në 1954 dy herë nga 5-0, si në Korçë, ashtu dhe në Tiranë, ku ka edhe një tjetër 5-0 më 24.05.1956.

* Dy fitoret e para të Skënderbeu­t janë të ngushta, secila nga 1-0, të arritura në Korçë dhe i përkasin njëra më 26.05.1957 (shënues Gaqo Lara 43') kampionati­t të këtij viti dhe tjetra diçka më pak se një vit më pas më 06.04.1958, në javën e startit të një kampionati që 58 vite më parë Partizani e fitoi, vetëm pasi Skënderbeu mundi edhe Besën në Korçë 2-0, duke u hequr titullin aq të ëndërruar kavajasve.

* Vetëm dy barazime ka në 20 takimet e para. Një është me përfundimi­n 1-1, pikërisht në ndeshjen përuruese për këtë çift më 13.04.1947 në Korçë dhe tjetri pa gola 0-0 më 30.03.1957. * Deri në vitin 1987, fitoret e Skënderbeu­t ndaj Partizanit kanë qenë të rralla, duke u mbyllur madje shumica e tyre me përfundime të ngushta, me një gol diferencë.

* Vetëm një rezultat në tavolinë ka ky çift, pikërisht në vitin 1967 kur Partizani ka humbur për mosparaqit­je në Korçë nga incidentet që kishte pasur kampionati i këtij sezoni në lidhje me titullin kampion.

* Janë tri ndeshje të luajtura në fusha asnjanëse mes këtyre dy skuadrave. E para në Elbasan më 05.04.1992, fituar pastër nga të kuqtë 3-0, e dyta në Durrës më 09.02.2015 e mbyllur me barazimin pa gola, ndërsa e treta u luajt më 30.10.2016 në "Elbasan Arena", që u mbyll në barazim 0-0.

* Ka ndodhur në 20 raste që Partizani të arrijë fitoret e dyfishta si në kryeqytet, ashtu dhe në Korçë ndaj Skënderbeu­t. Dëshmi kjo e epërsisë së madhe të të kuqve. Ndërsa Skënderbeu, 18 sezone më parë, në 1999-2000, ka arritur t'i fitojë për herë të parë e të fundit deri më tani të dyja ndeshjet ndaj të kuqve. Të parën në Korçë 1-0, ndërsa tjetrën në Tiranë (3-2).

* Vetëm dy ndër 20 fitoret e Skënderbeu­t ndaj Partizanit, me tre gola diferencë. Të dyja janë regjistrua­r në tri vitet e fundit. E para më 02.11.2013 (3-0) ku ka shënuar P.Pejiç një nga dygolësh në 32' e 90'+3 dhe A.Ribaj 90'+1. Akoma më fantastike, edhe prej goleadës dhe transformi­meve të shpeshta të avantazhit sa prej njërës aq dhe tjetrës skuadër, është rezultati 5-2 në Korçë, ku nga një gol secili realizuan S.Lilaj 13', L.Latifi 38', B.Berisha 26', I.Stojkov 53'; e M.Radas 65' për Skënderbeu­n dhe për Partizanin "dallon" dopieta e S.Raçiç në 45' e 59'.

* Në 40 vitet e fundit numërohen tri fitore të Skënderbeu­t në Tiranë. Më 20.02.1977 (goli nga M.Kërçiç 64'). Pas 23 vitesh më 22.04.2000 arrihet rezultati spektakola­r 3-2 prej "Ujqërve të Dëborës" që përmbysën disavantaz­hin e 45 minutave të para nga 1-2 në 3-2 në fund të ndeshjes në fitim të tyre. Fitorja e tretë ka të veçantën se të tre golat e ndeshjes (fiton Skënderbeu 2-1) shënohen në 6-minutëshin e fundit. Korçarët me B.Shkëmbin në 86' e P.Pejiç në 90'+2, kur për Partizanin shkurtonte përkohësis­ht M.Mazrekaj në 89'.

* Në vitet e fundit, Skënderbeu ka arritur dy fitore të pastra e të thella nga 3-0. Më 02.11.2013 në Korçë fitonte me dy gola të P.Pejiçit 32' e 90+3' dhe një nga A.Ribaj në 90+1'. Thuajse një vit më pas, më 08.11.2014 pikërisht në ndeshjen e fazës së dytë të këtij sezoni përsëritet rezultati 3-0 ku Diego Martins shënon një dygolësh në 30' e 72' dhe F.Sefa vulos në minutën e 90-të.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania