Panorama Sport (Albania)

“Starova i bën mirë kampionati­t”

“Nuk jemi të lodhur nga Europa, Skënderbeu i ndërtuar për të qenë protagonis­t kudo”

- LLAZI SARO

Skënderbeu mbylli për gatitjet për ndeshjen e sotme ndaj Partizanit në transfertë në një takim, ku trajneri Daja si zakonisht kërkoi përqendrim­in e të tijve. Në një intervistë për "Panorama Sport", Ilir Daja theksoi gatishmëri­në e lojtarëve të Skënderbeu­t, por edhe vështirësi­në e këtij takimi dhe, për më tepër, kërkoi tri pikët për të mbajtur ecurinë pozitive në këto ndeshje.

Daja, sot kundër Partizanit. Sa i vështirë është ky takim?

Është normalisht një ndeshje e vështirë, pasi përballë një ekipi si Partizani, gjithmonë duhet të jesh i përqendrua­r. Të kuqtë e kanë nisur sezonin si favoritë dhe besoj se do të bëjnë të pamundurën për t'u rikthyer kështu. Ne duhet të jemi të përqendrua­r dhe të japim maksimumin tonë në këtë ndeshje nga minuta e parë deri në minutën e fundit për të mos i dhënë mundësi kundërshta­rit të na verë në vështirësi dhe të na gjejë në befasi.

A ndihet i lodhur ekipi pas ndeshjes në Europë?

Të them të drejtën, tani jemi mësuar me të tillë ngarkesë dhe nuk është se na bën shumë përshtypje. Kemi krijuar imunitetin tonë, pasi u bë një kohë e gjatë që luajmë me një ekip të tillë ndeshje të shumta. Besoj se nuk është problem lodhja për Skënderbeu­n që do të dijë si të administro­jë forcat dhe t'i bëjë ballë këtij takimi.

Si vjen ekipi në këtë ndeshje?

Për fat të keq humbëm edhe Vangjelin, i cili ka një problem ngarkese në kofshë dhe mund të them se jemi me dy mungesa të sigurta në këtë takim. Pra, Vangjelit i shtohet edhe Nespori, i cili ndodhet jashtë ekipit për shkak dëmtimi. Kjo është pak a shumë situata e Skënderbeu­t në këtë takim. Pjesa tjetër e ekipit është e plotë.

Kukësi fitoi të shtunën, pra, presioni është mbi ju tani?

Nuk e shoh punë presioni për vetë faktin se ne kemi ndeshjen tonë për të luajtur dhe mendojmë vetëm për këtë.

Kukësi bëri punën e vet dhe ne nga krahu tjetër do të bëjmë punën tonë për të qenë gjithnjë pararojë e rezultatev­e tona. Me një diferencë prej shtatë pikësh, që nuk janë shumë, por janë të mjaftueshm­e për të qenë më të qetë në logjikën e ngjarjeve. Nuk besoj do të jetë se

problem presioni i ndjekësve.

Po fitorja e Partizanit, që kërkon të ringrihet, ju tremb?

E thashë edhe më parë, Partizani e nisi kampionati­n si rival për titull, por nuk pati ato rezultate që kërkonte. Tani është normale që kërkon të ringrihet.

Starova është kthyer në krye të ekipit të kuq...

Besoj se rikthimi i Starovës është një plus më shumë për Partizanin në kampionat. Ishte njeriu i duhur për këtë ekip dhe besoj se kanë bërë një zgjedhje të mirë. Starova i bën mirë kampionati­t tonë, pasi është një trajner i mirë dhe mjaft karizmatik.

Skënderbeu nuk fiton prej vitesh në Tiranë. Do ndikojë te lojtarët?

Statistika­t janë statistika dhe nuk besoj se do të kenë një ndikim te lojtarët për vetë faktin se ne shohim atë që prodhohet në fushën e lojës dhe jo jashtë saj. Skënderbeu mori një fitore 2-0 në fazën e parë dhe duke dominuar me lojë gjatë gjithë takimit. Jam i bindur se ekipi do të riniset që nga ky takim dhe jo nga statistika­t e largëta.

Shkoni vetëm për fitore në Tiranë apo ju kënaq edhe barazimi?

Skënderbeu, kudo ku shkon, objektiv ka fitoren dhe kjo nuk është risi. Besoj se presidenti Takaj dhe drejtuesit e tjerë e kanë ndërtuar këtë ekip për të qenë kudo protagonis­t dhe për të marrë gjithnjë maksimumin. Prandaj e them që fitorja do të ishte rezultati që kërkojmë ne. Më pas, se çfarë do të sjellë fusha, është tjetër gjë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania