Panorama Sport (Albania)

Agostineli: “Treni i fundit” për Partizanin

I të dyja skuadrave analizon: Derbi i Shqipërisë, korçarët janë superekip

-

Ish-trajneri i të dyja skuadrave ka analizuar përballjen. Andrea Agostineli, i kontaktuar nga "Panorama Sport", ka analizuar mënyrën si vijnë dy skuadrat në këtë 900minutës­h, objektivat, formën, pikat e forta dhe të dobëta që kanë. Trajneri anon nga korçarët kur vjen puna për ekipin favorit për fitore: "E di që nesër ( sot) luhet derbi Partizani- Skënderbeu, pasi, edhe pse jam larguar nga Sh- qipëria, vazhdoj të ndjek kampionati­n dhe zhvillimet e ekipeve që kanë lënë shenjë në kujtimet e mia, por edhe unë kam lënë gjurmën time atje. Në mungesë të Tiranës, do ta quaja këtë 'Derbin e Shqipërisë'. Luan Partizani me Skënderbeu­n dhe është një ndeshje që do të prodhojë shumë spektakël, si në fushë edhe nga tifozët e mrekullues­hëm të dy ekipeve. LOJA - Për sa i përket lojës, besoj dhe jam i bindur për këtë që them se Skënderbeu këtë vit është rritur shumë në krahasim me vitin e kaluar. Ka ndërtuar një super ekip dhe është ringritur shumë nga viti që shkoi. Jam i bindur që po dominon me zotësi dhe do ta fitojë me shumë lehtësi kampionati­n këtë sezon. Nga ana tjetër, Partizani është i lënduar. Ka pasur probleme që nga jashtë nuk dukeshin të ishin kaq të mëdha, por kanë qenë vërtet me pasoja për ekipin. Juliano ka paguar shumë shtrenjtë mungesën e njohurisë për kampionati­n shqiptar dhe kjo ka ndikuar shumë tek ai. Ndërsa tani, në stol është Starova që e njeh shumë mirë futbollin. Ai di gjithçka nga futbolli shqiptar. SFIDA - Për ndeshjen e sotme besoj se Partizani do të kërkojë të fitojë me çdo kusht, pasi as barazimi nuk i hyn në punë. Mund ta quajmë me plot gojë trenin e fundit drejt ringritjes për të qenë pjesë e luftës për titull dhe për Europë më shumë. Pasi duket se këtë vit Skënderbeu mund të vrasë kampionati­n. Është një ekip që dominon në fushë dhe mund të fitojë me shumë lehtësi. Duke parë kushtet që përmenda, në të cilat do të luhet kjo ndeshje, besoj se do të përfundojë në barazim 1-1". Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania