Panorama Sport (Albania)

Musta dhe Kaçi, kur “receta” vjen nga porta

Të kuqtë detyrim fitoren, korçarët me karakter europian

-

Partizani pret Skënderbeu­n me shpresën për të bërë kthesën pas suksesit në Kukës. Ndërsa Skënderbeu, pas fitores së parë në grupet e Ligës së Europës, do të kërkojë që sot "të vrasë" kampionati­n. Perlat Musta dhe Jani Kaçi, dy ish-portierë të skuadrave respektive dhe të Kombëtares, përmes prononcimi­t të tyre për "Panorama Sport" kanë treguar "recetat" e fitoreve të mundshme të Partizanit dhe Skënderbeu­t. Këto "receta" vijnë pikërisht nga portierë me një karrierë të lavdishme dhe Musta mund të quhet pasuesi i Kaçit, jo vetëm te Partizani, por edhe tek ekipi kombëtar. Portieri korçar ka mbrojtur portën e Partizanit në dy vite, 1973-1975, ndërsa Musta e ka nisur karrierën te "demat" tri vite më vonë. Te Kombëtarja ka rastisur që të dy portierët të jenë për pak kohë bashkë, pikërisht në vitet 1981-1984, që përkojnë me fundin e karrierës së Kaçit te kuqezinjtë dhe me startin e Mustës. Të dy ish-portierët kanë treguar arsyet e tyre pse skuadrat fitojnë sot. Musta është treguar më i rezervuar në pjesën teknike, pasi nuk ka dashur të hyjë në detaje tekniko-taktike, por, sipas tij, Partizani e ka detyrim fitoren dhe zgjidhjen e takimit e pret nga çdo lojtar që mban veshur sot fanellën e kuqe. Ndërsa Kaçi është treguar më i qartë në analizën e tij, duke i detajuar arsyet e fitores së Skënderbeu­t në transfertë­n e kryeqyteti­t. Sipas ish- portierit korçar, Skënderbeu ka krijuar një karakter europian si klub, si dhe vlerëson trajnerin Daja për njohuritë në futbollin tonë. Lojtarët e Skënderbeu­t i shikon më me eksperienc­ë dhe kualitet në krahasim me të kuqtë. Faktor tjetër, sipas Kaçit, është edhe atmosfera e dy klubeve, ku Skënderbeu është superior. Musta "thumbon" me të shkuarën, pasi gjatë karrierës së tij, kurrë nuk e ka parë Skënderbeu­n si rival.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania