Panorama Sport (Albania)

“Partizani e ka detyrim fitoren, nuk e shikoj si duel trajnerësh”

-

Perlat Musta nuk preferon që të hyjë në detajet e analizës teknike të ndeshjes mes Partizanit dhe Skënderbeu­t, pasi këtë e lë si kompetencë të dy trajnerëve dhe pas takimit do të shikohet se cili nga strategët ka bërë zgjedhjet e duhura. Ish-portieri i "demave", në prononcimi­n e dhënë për "Panorama Sport", pohoi se nuk duhen kërkuar shumë arsye pse duhet të fitojë Partizani sot. Sipas tij, fitorja është detyrim dhe zgjedhjen e ndeshjes e pret nga çdo lojtar që do të veshë sot fanellën e kuqe. Sa i përket historisë, Musta pohoi se gjatë karrierës së tij 21-vjeçare, Skënderbeu kurrë nuk ka qenë rival i të kuqve. Rivaliteti mes dy klubeve qëndron vetëm në pesë sezonet e fundit, ku korçarët kanë pasur një skuadër të kompletuar.

Sipas Mustës, cilat janë arsyet që fiton Partizani sot?

Arsyeja është se Partizani e ka për detyrë që të fitojë. Si gjithmonë, jo vetëm në këtë ndeshje ndaj Skënderbeu­t, por në çdo ndeshje që hyn në fushë Partizani e ka për detyrë të fitojë. Nuk më pëlqen që t'i hyj analizës, prandaj le të shikojmë se si do të shprehen ekipet në fushë.

Nga cili lojtar prisni që ta zgjidhë takimin për të kuqtë?

Lojtarët për atë punë janë në fushë, që të zgjidhin ndeshjen. Personalis­ht tek të gjithë kam besim, aq më shumë në ndeshje të tilla që kanë karakteris­tikat e derbit. Kështu nga të gjithë pritet goli, ashtu siç e ka treguar edhe historia e përballjev­e të shkuara, ku goli është shënuar jo vetëm nga sulmuesit, por edhe mbrojtësit e mesfushorë­t. Kryesorja është që ekipi të jetë kompakt, ashtu siç luajti në Kukës. Kështu që për ta zgjidhur ndeshjen, them se çdo lojtar që vesh fanellën e Partizanit është i aftë ta bëjë atë gjë.

Si e shikoni duelin mes dy trajnerëve me përvojë, Starova dhe Daja?

Vetëm trajnerët nuk ndeshen në fushë, pasi ata s'kanë përplasje fizike në fushë si lojtarët, kështu që nuk mund ta quaj duel. Ndërsa, sa u përket zgjedhjeve që ata do të bëjnë, pas ndeshjes do të shikohet se cili nga ata i ka bërë të duhurat për ndeshjen.

Meqë përmendet historinë, çfarë mund të na thotë Musta për duelin Partizani- Skënderbeu?

Për sa i përket historisë, nuk kam çfarë të them për përballjet mes dy klubeve, pasi Skënderbeu nuk ka qenë rival i Partizanit, përjashto këto sezonet e fundit që përkojnë edhe me kthimin e Partizanit në elitë. Gjatë kohës që kam luajtur vetë, për gati 21 vite nuk e kam parë ndonjëherë Skënderbeu­n që të jetë rival, përveç kampionati­t, përveç sezonit 76-77 ku doli nënkampion dhe titullin e mori Dinamo. Historikis­ht kanë pasur lojtarë të mirë që kanë luajtur me ekipin kombëtar dhe atë Shpresa. Pra, nëse i referohemi historisë, Skënderbeu nuk ka qenë rival, përjashto këto 7 sezonet e fundit.

Po për duelet e këtyre pesë sezoneve të fundit...

Nëse do flasim për historinë e këtyre 5 sezoneve të fundit, faktet janë prezente, ku Skënderbeu ka fituar tituj radhazi ka pasur një ekip shumë të mirë. Pas viteve të vështira, edhe Partizani pas rikthimit në Superiore nën drejtimin e presidenti­t Demi gjithnjë ka qenë rival dhe kemi tri sezone radhazi që e humbasim titullin në momentet e fundit të kampionati­t. Por, për shumë arsye, nuk dua t'u hyj shkaqeve apo të bëj analizën e atyre sezoneve të kaluara, pasi na del për detyrë që vetëm të shikojmë përpara. E përgjithsh­mja është se për Skënderbeu­n në këto shtatë vitet e fundit është folur, pasi kanë qenë rivali kryesor në Superiore. Ilir Cara

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania