Panorama Sport (Albania)

“Skënderbeu më i mirë në histori, ja pse fitojnë korçarët”

-

Partizani- Skënderbeu nuk është thjesht një ndeshje e radhës, por një takim ku do të zbardhen shumë pikëpyetje për sezonin. Skënderbeu kërkon të konsolidoj­ë pozitat e tij në kampionat dhe të prezantohe­t si ekipi që kërkon të vrasë kampionati­n, ndërsa në anën tjetër Partizani, pas fitores në Kukës, e sheh ndeshjen ndaj Skënderbeu­t si trenin e fundit për të kapur sërish objektivin e garës për titull. Për të tilla arsye pritet që takimi i sotëm të jetë më shumë se vetëm një 90- minutësh, por për shumë arsye do të jetë thuajse një pjesë e sezonit. Për një figurë të njohur siç është Jani Kaçi, është një ndeshje që pritet të dhurojë shumë spektakël në fushë, por mbi të gjitha një përballje me dy ekipe që nuk duan të humbasin, pak më tepër Partizani që edhe barazimi nuk do ta kënaqte. Sipas Kaçit, duke parë mënyrën se si zhvillohet kjo ndeshje për sa i përket, jo formës së dy ekipeve, por dëshirës për të mos dalë pa pikë nga kjo përballje, ai mendon se shanset janë 50 me 50 për të dyja skuadrat. Kaçi parashikon se ndeshja mund të mbyllet në barazim, gjithsesi tregon arsyet pse fitojnë korçarët.

ANALIZA - "Përballja mes Skënderbeu­t dhe Partizanit në Tiranë është një tjetër ndeshje e madhe e futbollit shqiptar që pritet të ofrojë shumë emocione. Duke parë mënyrën se si zhvillohet kjo ndeshje për sa i përket, jo formës së dy ekipeve, por dëshirës për të mos dalë pa pikë nga kjo përballje mund të them se shanset janë 50 me 50 për të dyja skuadrat dhe kam përshtypje­n se ndeshja do të mbyllet në barazim. Por gjithsesi, nëse do të duhet të shohim se kush është favoriti në këtë takim nuk është aspak e vështirë. Skënderbeu i ka mundësitë që të fitojë takimin për disa arsye, të cilat unë po i listoj pa humbur kohë.

1. Ekipi ka marrë tashmë karakter europian dhe është ndër të vetmit ekipe në Shqipëri që zhvillon një lojë me tipare të theksuara europiane për sa i përket mënyrës së organizimi­t dhe të zhvillimit të takimit. Ndeshjet në Europë e kanë rritur Skënderbeu­n dhe jo e kanë lodhur apo dobësuar. Përkundraz­i e kanë bërë një ekip shumë të fortë dhe me shumë karakter. Kjo duket jo vetëm në kampionat, por edhe nga rezultatet e marra në Europë.

2. Ka në krye një trajner si Ilir Daja, që e njeh si askush tjetër futbollin dhe studion me imtësi kundërshta­rin që ka përballë. Është një trajner model që kërkon gjithmonë dhe di si të marrë më të mirën nga ekipi i tij.

3. Euforia në kampionat e Skënderbeu­t është shumë më e mirë se kundërshta­ri i Partizanit që e ka nisur dobët këtë sezon. Partizani duket si një ekip që sapo është ngritur në kategori dhe kërkon stabilitet, ndërsa Skënderbeu e ka të fituar prej kohësh tashmë.

4. Ka lojtarë që mund të bëjnë diferencën dhe të zgjidhin një ndeshje të vetëm, por mbi të gjitha një lojë grupi si askush tjetër. Nuk e ekzagjeroj nëse them se Skënderbeu i këtij viti është më i mirë absolut se i viteve të kaluara.

5. Ka lojtarë me një eksperienc­ë shumë të madhe në kampionat që dinë sesi fitohen të tilla takime, por mbi të gjitha kërkon që të mbyllë sa më shpejt çështjen e titullit. Për këtë janë të uritur. Më shumë edhe për atë se e dinë fort mirë sesi iu iku nga duart kampionati vjet dhe duan të hakmerren. Partizani, nga ana e vet, po i kushton shumë rëndësi ngritjes së akademisë që është një zgjedhje e përkryer, pasi pas disa vitesh do të japë frytet e veta", ka analizuar Kaçi. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania