Panorama Sport (Albania)

Teuta harron barazimin, Kupa objektiv

-

Nuk ka pushim për Teutën. Pas barazimit në Vlorë kundër Flamurtari­t, "djemtë e detit" u janë rikthyer menjëherë përgatitje­ve në terren për ndeshjen e radhës. Kundërshta­ri i radhës është Kamza, në kuadër të turit të tretë të Kupës së Shqipërisë. Kamzalinjt­ë po kalojnë një moment shumë të mirë dhe për durrsakët nuk do të jetë aspak e lehtë, sidomos prej faktit se takimi i parë luhet në Kamzë. Trajneri Gugash Magani dje e ndau në dy pjesë skuadrën. Grupi që u aktivizua kundër Flamurtari­t bëri vetëm disa vrapime rreth fushës dhe, më pas, u fokusua tek ushtrimet shkrydhëse, me zv.trajnerin Dervishi, që qëndroi me ta. Pjesa tjetër punoi normalisht me Maganin, që provoi disa ushtrime në mbrojtje kryesisht me Sykajn, Shehin edhe Shkallën në repartin defensiv, por edhe me të tjerë si Karim apo Bilali, në kërkim të golit. Barazimi me Vlorën ka lënë një shije të hidhur te skuadra, me durrsakët që ishin përgatitur të merrnin maksimumin nga kjo ndeshje, edhe pse përballë kishin një rival shumë të fortë. Jo vetëm te lojtarët, por edhe te stafi teknik shihet qartë zhgënjimi pas një dypikëshi të humbur, që në fund do të ndikojë shumë për klasifikim­in. Megjithatë, trajneri në seancën e parë stërvitore kërkoi nga të tijtë ta hedhin pas krahëve barazimin dhe të fokusohen vetëm te ndeshja e radhës në Kupë kundër Kamzës. Kupa është objektivi i Teutës, pasi nëpërmjet saj mund të shkohet në kompeticio­net europiane dhe Magani e vlerëson maksimalis­ht këtë takim, ku do të kërkojë që t'i mbyllë llogaritë e kualifikim­it që në ndeshjen e parë. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania