Panorama Sport (Albania)

“Panterat janë të pathyeshme”, ja si festuan shkodranët

Batuta e Gjokës: Do ta na lërë zemra ndonjë ditë

- ADMIR URUÇI

Ndeshjen e djeshme mes Vllaznisë dhe Luftëtarit e kanë ndjekur një numër shumë i vogël tifozësh, që nuk i kalonte as 150 veta. Me sa duket, edhe fitorja ndaj Lushnjës nuk i ka bindur ata për forcën e skuadrës.

-Një shi i rrëmbyer ka nisur në qytetin e Shkodrës pak minuta pas fillimit të takimit dhe ka vazhduar përgjatë gjithë pjesës së parë dhe në momente të veçanta të së dytës. Reshjet kanë rënduar jo pak tapetin e stadiumit "Loro Boriçi", edhe pse është i saposhtrua­r.

-Si për ironi të situatës së vështirë që po kalon Vllaznia dhe mungesës së tifozëve, në pushimin midis dy pjesëve në stadium nuk kanë munguar këngët që u kushtohen kuqebluve kampion.

- Për shkak të motit me reshje, gjyqtarët kanë kërkuar që në pjesën e dytë të ndizeshin projektorë­t, ndërsa ata vetë kanë dalë me një kostum të ri arbitrimi në ngjyrë të gjelbër.

- Në minutën e 85- të të takimit ka pasur një përplasje mes lojtarëve, por gjithçka është shuar shpejt. Një minutë më pas Lika zëvendësoh­et nga trajneri Gjoka. Kaq ka mjaftuar që ata tifozë të pranishëm të thërresin në kor emrin e mesfushori­t që u dha fitoren.

-"Panterat e Vllaznisë janë të pathyeshme, au, au, au",

kjo ka qenë motoja që ka bërë një prej punonjësve të skuadrës në përfundim të takimit të djeshëm dhe zërit të tij i janë bashkuar të gjithë futbollist­ët dje dhe trajneri Gjoka. Kjo ishte mënyra e festimit në dhomat e zhveshjes së skuadrës shkodrane ndaj Luftëtarit, një kundërshta­r direkt në garën për mbijetesë.

-Në momentin kur trajneri Gjoka po bëhej gati të dilte në konferencë­n për shtyp, është përgëzuar nga gazetarët e pranishëm për fitoren. "Urime, urime, por kështu do të na lërë zemra ndonjë ditë", ishin fjalët e trajnerit.

- Vllaznisë i janë dashur pesë vite për të mundur ekipin e Luftëtarit. Në dy sezonet e fundit, 4 takime ishin mbyllur në barazim dhe një ishte fituar nga ana e ekipit gjirokastr­it. Ndërsa dje janë barazuar edhe shifrat e fitoreve për këto dy sezone.

 ??  ?? Lojtarët dhe stafi i Vllaznisë festojnë në dhomat e zhveshjes
Lojtarët dhe stafi i Vllaznisë festojnë në dhomat e zhveshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania